Skyrock.comDécouvrir
  • ACCUEIL
  • BLOG
  • PROFIL
  • CHAT
  • Musique
  • Sources
  • Vidéos
  • Photos
  • Vidéos
  • Photos
  • Tasanté
  • Cadeaux
  • Facebook
  • Connecte-toi

    J'ai oublié mon mot de passe
  • Crée ton blog

  • Blog

Gurabardhi Agron

Photo de agurabardhi

agurabardhi

Description :

Nė kėtė skyblog do tė gjeni gjithēka mbi personin tim.

Deviza ime: Folja rrojė zgjedhohet vetėm nė kohėn e tashme.

Hobi im : Sporti, Piktura, Koleksionet.

Nė fillim tė ēdo artikulli kam vendosur njė foto.

  • Envoyer un message
  • Offrir un cadeau
  • Ajouter ą mes amis
  • Bloquer
  • Devenir fan
  • Choisir cet habillage

Ses Honneurs (4)

  • Post 50
  • Mobile
  • Old Skool
  • Visit 100

» Suite

Partage

  • Tweet
  • Messenger
  • Amis 0

Design by lequipe-skyrock Choisir cet habillage

Signaler un abus

Infos

  • Création : 05/08/2004 ą 15:54
  • Mise ą jour : 13/01/2013 ą 15:25
  • 63 articles
  • 11 commentaires

Ses archives (63)

  • REFERENCA
    "Histoire de Geneve" Ne librin "Histoire...
  • Foto Agron Gurabardhi : Curriculum vitae. Foto pranė bustit tė Skėndėrbeut, Gjenevė
  • Agron Gurabardhi : Curriculum vitae
  • Letėr : Agron Gurabardhi : Letėr Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Shqiprisė Theodhori Sollaku dhe Ardian Vishės, Drejtor i mardhėnjeve me jasht pranė kėsaj prokurorie

» Suite

Liens Skyrock Publicité

Abonne-toi ą mon blog !

RSS

Letersi : Poezi te "Pjeter Budit" Mati dhe trevat

Pjetėr Budi ( 1566 - 1623 )

I madhi Zot qofsh levduom
Madheshti e njerezve
I madhi zot,qofsh lėvduom

I madhi Zot,qofsh lėvduom
pėr gjithė kaqė tė mirė
qė sė kam u' merituom
me ndoonjė shėrbetyrė;

qi mė dhee kaqė hijr
kėtė kafshė me mbaruom,
si q paēė zanė fijll,
gjithėherė tue shkruom.

Posi mendja mė pėrcijll
nd'Arbėnė me ua dėrguom,
pėr kishė e pėr munėshtjir
pak ndė mend me i trazuom.

Ata merrė mbė dėshijr
mkatit me u peenduom,
posi pemėtė ndė prijll
ndė shpijrt me lulėzuom;

e si zogzitė ndė pyyllt,
Zoti im me tė lėvduom,
ndjerė vetė nata mbyyllt,
me njė zaa t'amblėtuom.

(1618)


Madhėshti e njerėzve

Ku janė ata pleq bujarė,
qė qenė pėrpara ne,
e ata trima sqimatarė,
tė shpejtėtė si rrufe?

Ku janė ata djelm tė ri,
tė bukur e tė lulzuom,
qė pate pamė me sy,
me ta folė e ligjėruom?

Ku janė ata zotėninj,
qė dojin me zotėnuom
ndė sqimė e ndė madhėshti,
kėte jatė tue shkuom?

Ku janė ata perandorė
gjithė shekulli nalcuom,
nė krye me njė kunorė
gurėshi cė paēėmuom?

Ku janė ata letėrorė
t'urtė e dijes tė ndėgjuom,
tė bardhatė posi borė
letėra tue kėnduom?

Ku janė ato gra e vasha
ndė sqimė e ndė madhėshti,
me petėkat tė mėndafshta
nalcuom mbė zotėni?

Gjithė mortja i rrėzoi,
sikur i pret me shpatė,
pėr tė ri s'i shikoi,
as tė vobegė,as tė begatė.

(1618)


Mati, Emri dhe Trevat

Origjinėn e fjalės Mat(Matja) e kanė studiuar shumė studiues e shkencėtarė, por ende mbetet e papėrcaktuar qartė prejardhja e saj.
Disa besojnė se ky emėr ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N.Jokli shpjegon se emri i krahinės vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalėn mat`anė(mat`anė lumit, mat`anė bregut).
Nė njė dokument tė vitit 1304, nė njė listė anzhuine me emrat e 13 fiseve, pėrmendet edhe ai i Matit nė formėn e Matesos.

Gjurmė tė kulturės Ilire.
Krahina e Matit ėshtė njė muze i vėrtetė arkeologjik dhe djep i lashtė i kulturės ilire.
Aty janė zbuluar objekte prej ku dhe dalin tė dhėna pėr tė gjithė periudhat historike tė zhvillimit kulturor jo vetėm tė trevės sė Matit por edhe mė gjėrė, Mati ėshtė bėrė tani i njohur jo vetėm brėnda vėndit por edhe jashtė Shqiperisė, si njė krahinė arkeologjike e rėndėsishme me vlera tė veēanta, sidomos pėr gjurmimin e studimin e kulturės ilire.
Nė vitin 1952 nė fshatin Bushkash nisėn studimet e tre kodėr varreve ilire ose siē quhen nė gjuhėn arkelologjike tumave.
Nė vitin 1952-1960 u zbuluan dhe u gėrmuan edhe 35 tuma tė tjerė ilire ku pjesa mė e madhe e tyre i pėrket periudhės sė parė tė hekurit
Nė vitin 1971-1984 u zbuluan e u gėrmuan dhe 18 tuma tė tjera duke ēuar numrin e tumave nė 53.
Kultura e tumave e varreve nė Mat pėrfshin periudhat e bronxit tė mesėm e deri nė shekujt e parė tė erės sonė.
Pėrveē studimeve tė kodėrvarreve janė studiuar dhe disa vendbanime shpellore qė ndodhen nė veri tė fshatit Bruē si dhe vendbanimi shpellor i Blazit, Kėputės, Pėllumbave dhe Nezirit.
Gėrmimet e ndryshme arkeologjike kanė zbuluar gjurmė material qė nga periudha e paleolitit tė mesėm, nė neolit e mė pas.
Ato hedhin dritė mbi ritet , doket e ilirėve, e arbėrve, nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor qė shprehet nė vendbanimet e tyre nė kala nė qyteza nė mėnyrėn e ndėrtimit tė tuneleve, varreve, ritit tė varrimit etj...
Nė tumat e Matit janė gjetur me shumicė objekte zbukurimi tė cilat, nė tė shumtėn e rasteve janė prej bronxi, por janė gjetur edhe objekte prej ari siē janė dy temthorė spiralike.
Kėto objekte janė fibula tė permasave tė ndryshme tė njohura nė Ballkanin jugor dhe nė Iliri qė nga fundi i epokės sė bronxit si dhe fibula tė tjera.
Janė gjetur armė dhe vegla pune, shpata bronxi, thika, heshta prej hekuri, hanxharė i quajtur pėrkrenarė ilire, pafta bronxi tė shekullit VI-V p.e.r.
Njė grup tė larmishėm pėrbėjnė stolitė e tjera si stringlat, vargonjte, paftat, sumbullat, varėset, byzylykėt dhe rruaza prej bronxi si dhe objekte prej qelqi dhe qelibari.
Stolitė janė pėrpuanuar nga mjeshtrat vėndas, pirustėt, tė cilėt banonin nė luginėn e Matit, Mirditės, Pukės qė kishin pėr zanat shkrirjen e pėrpunimit tė metaleve.
PĖRKRENARJA E ILIRĖVE E GJETUR NĖ MAT KA QENĖ NĖ PĖRDORIM DERI NĖ PUSHTIMIN ROMAK.
Kultura e Matit ėshtė e pranishme nė shumė territore tė Shqipėrisė duke filluar nga jugu i Shqiperise e duke mbaruar nė Lezhė, Shkodėr, Bujan tė Tropojės, Kukės etj.
Pirustėt ishin fis Ilir, banorė tė krahinės sė sotshme tė Matit e Mirditės e disa krahinave nė jug qė deri nė vitin 168 p.e.r bėnin pjesė nė mbretėrinė ilire qė pėrfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, tau-lante e dasarete tė cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri nė Vlorė .
Mė vonė ata rezistuan dhe mbetėn tė Pashkaterruar nga Romakėt duke ruajtur pavarėsinė deri nė vitin 54 tė erės sonė, kur Cesari i detyroi tė paguanin njė dėmshpėrblim.
Nė vitin 6-9 tė eres sonė, prusitė morėn pjesė nė kryengritjen e madhe ilire kundėr pushtimit romak nėn udhėheqjen e Batos.
Pirustėt, desidiatėt e dalmatėt ishin pothuajse tė pathyeshėm nė saje tė pozitave sė vendeve dhe maleve, tė natyrės sė ashpėr dhe tė zotėsisė sė tyre tė fuqishme pėr tė luftuar.
Pėr herė tė fundit fisi ilir i pirustėve pėrmendet nga Ptolemeu nė shekullin e dytė para erės sonė.
Ata pėrmenden si minatorė dhe pėrpunues tė metaleve e sidomos tė bakrit.
Specialistėt pirustė shkonin dhe nėpėr fise tė tjera ilire duke ushtruar zanatin e pėrpunuesit tė metaleve.
Besojmė se duhet tė jenė tė pirustėve disa toponime qė gjenden sot nė Mat siē janė mali i Farkės, sheshi i Farkės, pėrroi i Farkės etj.
Zanati i farkėtarit ėshtė trasheguar brez pas brezi qė siē do ta shohim mė vonė mori zhvillim sidomos nė krahinėn e Skėnderbeut, pėr prodhimin e armėve.
Popullsia ilire nė trevat e Matit mundi tė ekzistojė e tė ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve tė ndryshėm.
Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na ēon deri nė mesjetėn e hershme, kur ilirėt dalin nė histori me emrat e ri Arbėr.

Pėrshkrimi, Temperatura dhe Popullsia e Matit

Pėrshkrimi dhe Temperatura
Mati shtrihet nė pjesėn qėndrore tė Shqipėrisė.
Siperfaqja e rrethit ėshtė 997 km katrorė.
Dendėsia e popullsisė ėshtė 69 banorė pėr km katrorė.
Nė qytet banojnė 17% e popullsisė ndėrsa pjesa tjetėr banon nė fshat.
Kufiri natyror i Matit fillon nga lindja me malin e Dejės, zbret nė Qafė-Murrė pastaj ngjitet nėpėr majat e maleve tė Balgjajt, qė rradhiten nė drejtim tė jugut, pėr tė zbritur nė Qafė tė Buallit, pastaj me nė jug kufizohet me malėsinė e Martaneshit duke u ndarė nga rrethi i Dibrės dhe Bulqizės.
Nga kėtej kufiri vijon nė Malin me Gropa pėr tė zbritur nė qafėn e Murrizės, vazhdon mė tej duke u ndarė me rrethin e Tiranės, zbret nė Qafė-Shtame, pėr tu ngjitur ne drejtim tė veriperendimit nė vargmalet e Skėnderbeut, ku kufiri ndahet me rrethin e Krujės, vazhdon me Qafėn e Belegut dhe pėrfundon nė grykėn e Shkopetit, qė ndan Matin me rrethin e Kurbinit. Ndėrsa nga ana veriperendimore kufizohet me malet Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut me kodrat e Prosekut, ku terrenet janė mė tė hapura dhe mė tė kalueshme, pastaj kufiri mbyllet pėr tu ndarė me rrethin e Mirditės.
Mati gjendet midis kordinatave gjeografike 41o e 26` dhe 41o e 47`, gjėrėsi veriore dhe 19o e 52` dhe 20o e14` gjėrėsi lindore Ulėz Shkopet ėshtė vendi ku janė krijuar kanionet mė tė thellė e mė tė rėndėsishme nė Shqipėri.
Tipike pėr kėto ngushtime ėshtė Gryka e Shkopetit(40 metra) disa metra e thellė e ēarė nga lumi Mat para se tė dalė nė fushė.
Rilievi ngrihet mbi nivelin e detit nė lartėsinė mė tė madhe 2246 metra ėshtė Maja e Dejės.
Dallohen katėr nivele tarracore, qė pėrbėjnė gropėn e Matit nga Klosi deri nė Ulėz.
Nė njėrėn nga kėto tarraca lumore ėshtė vendosur qyteti i Burrelit.
Klima nė luginėn e Matit ėshtė afėrsisht si mesatare e klimės e gjithė Shqipėrisė, lidhet me brezin e klimės mesdhetare e cila karakterizohet nga vera e nxehtė dhe e thatė me shkėlqim tė madh tė diellit dhe nga dimri relativisht i butė nė luginė dhe disi i ashpėr nė brezin malor.
Temperatura mesatare vjetore ne Luginėn e Matit ėshtė afro 14 gradė celsius nė ditėt mė tė nxehta tė korrikut arrin 38 gradė.
Muaji mė i ngrohtė ėshtė korriku me temperaturė mesatare 24 gradė, ndėrsa mė i ftohti ėshtė janari me temperaturė mesatare +4 deri 0 gradė celsius.
Ditėt me diell zėnė 88-90% tė ditėve tė vitit.

Popullsia
Kėrkimet mė tė reja arkeologjike, kanė zbuluar gjurmėt materiale tė popullimit tė kėsaj treve qysh nga periudha e palolitit tė mesėm nė neolit e mė pas.
Dėshmi pėr kėtė janė studimet e bėra nė Shpellat e Blazit nė Bruē.
Lugina e Matit del tė ketė qenė e populluar vazhdimisht nė periudhat historike.
Nė periudhėn e hekurit dėshmohet nga kėrkimet, sidomos nga inventari i gjetur nė varret e asaj kohe, se kjo trevė banohej nga fiset ilire e konkretisht nga Pirustėt.
Pirustėt i bėnė ballė invazionit Romak pėr shume vite me rradhė deri nė shekullin e dytė tė erės sonė.
Thuhet se pas pushtimit tė Ilirisė qendrat e medha tė banuara qytetare, sidomos nė bregdet, u romanizouan gati plotesisht, por ndryshe qendronte puna nė brendėsi tė vendit, nė Luginat e banuara nė thellėsi tė maleve siē ishte pėrshembull Lugina e Matit e vendbanimet malore nė Mirditė, Pukė, Dibėr e mė nė veri.
Ketėj banorėt vazhduan tė flisnin gjuhen e tyre, respektonin hyjnitė e tyre dhe varrosnin tė vdekurit sipas mėnyrės sė tyre tė lashtė tradicionale, punonin token si dikur, ruajten veshjet dhe emrat e fėmijėve, respektonin doket dhe zakonet e tyre.
Defteri syret i Esami Vilajet Dibra i vitit 1467 jep tė dhėna tė pėrhershme pėr numėrimin e popullsisė sė Matit.

Qendrat kryesore tė fortifikuara

Si qendra tė fortifikuara me mure rrethuese e kala njihen :
Qyteti i Varoshit(Stelushi), Guri i Bardhe(Petralba), Xibri, Cėruja, Bruēi, Shkopeti Komsia etj.
Vėndbanimet e fortifikuara lindėn kur shoqėria Ilire arriti njė stad mė tė zhvilluar tė saj.
Vendbanimet e fortifikuara kanė njė shpėrndarje pėrreth luginės.

Kalaja e Xibrit
Ndodhet pranė fshatit Xibėr tė Matit, e ndėrtuar nė lartėsinė e malit tė Darsit. Sipas studiuesve del se ky vendbanim ka qenė njė qytezė e pakalueshme nga tri anėt, ndėrsa nga ana e fshatit Xibėr vėndi ulet me pjerrėsi tė butė drejt lagjes Splej tė Xibrit.
Kjo kala ndodhet nė afėrsi tė Gurit tė Bardhė, ku mendohet se mė vonė banorėt janė tranferuar nga Xibri nė Gur tė Bardhė, mbasi keto dy kala kanė nė mes rrugėn e rėndėsishme Dibėr-Gur i Bardhė-Durrės.
Pėr rėndėsinė, rolin, lashtėsinė dhe vazhdimėsinė e kalasė sė Xibrit jepen shumė tė dhėna me interes pėr trevat e Matit.
Sė pari tėrheq vėmendjen njė listė e kėshtjellave tė Epirit tė ri qė jep Prokopi i Cezarese si tė ndėrtuara nga perandori Justinian nė shekullin e VI-tė e cila pėrfshin edhe krahinėn e Matit midis tė cilėve ėshtė Stefaniokon dhe fortesa Ketron.
Sė dyti: Nė mbishkrimin e kishės sė Rubikut(1261-1266) pėrmendet emri i njė kapiteni tė arbėrve Andrea Vrana i cili sipas dokumentave, qendrėn e tij e kishte nė Cmibri domethėnė nė Xibėr
Emri Cmibėr mund tė ketė kuptim sėrish, apo siē thonė fshatarėt e asaj ane Cipėr-Xibėr sepse edhe vendi i banuar, kalaja ishte sipėr fshatit.
Sidoqoftė pritet nė tė ardhmen tė zbulohen mjaft tė fshehta, vendbanime e kala.

Kalaja e Cėrujės
Ndodhet nė fshatin Cėruje nė rrėzė tė malit Balgjaj qė kufizohet me fshatin Patin, Berzhi, Plezhė e Bejn.
Renojat e kalasė thėrriten nga banorėt ”kalaja e Skėnderbeut”.
Kjo kala ndodhet nė rrugėn kryesore qė shkonte nga Petralba nė Stellush dhe mbyllte atė drejtim.
Mendohet se ėshtė rindertuar nė kohėn e Skėnderbeut dhe bashkė me kalatė e tjera nė Mat, pėrbėnte kompleksin fortifikues kundėr ushtrisė osmane.

Kalaja e Shkopetit
Ndodhet mbi tunelin e sotėm nė Shkopet, mbi digėn e hidrocentralit.
Duke u nisur nga thyerja e terrenit nuk tė shkon mėndja se pikėrisht aty ka qenė njė kala e vjetėr ilire qė mbyllte grykėn e Shkopetit.
Nė kala akoma nuk janė bėrė studime tė kualifikuara pėrveē disa kėrkimeve individuale.

Kalaja e Bruēit
Nė perendim tė fshatit Prell e nė veri tė fshatit Bruē ndodhen vendbanimet ilire tė lashta tė Blazit, Nezirit, Kėputės.
Aty ku bashkohen dy pėrrenjtė e Blazit e tė Valit qė janė degė tė lumit Urakė, ėshtė vendi ku ka qenė ngritur njė kala e quajtur nga fshatarėt “Qyteza e Skėnderbeut”.
Vendi ėshtė i gjetur qė vetėm nga njė drejtim mund tė futesh ashtu si dhe nė kalatė e tjera tė ndėrtuara nė atė kohė.
Ky drejtim pasi fortifikohej me murė lihej vetėm njė derė kryesore.
Muret nė kala duken mirė dhe janė dukshėm tė gjata dhė tė gjėra.

Kalaja e Gurit tė Bardhė(Petralba)
Ndodhet poshtė fshatit Guri i Bardhė dhe pėrmbi fshatin Fshat dhe ėshtė njė kreshtė malore me lartėsi 778.
Barleti per kėtė kala thotė “Ky ėshtė njė qytet nė Mat i ndėrtuar nė majė tė njė mali, por qė si trembet megjithatė, pėrveē urisė, asnjė fuqie armike. Kalaja e Gurit tė Bardhė bashkė me atė tė Skėnderbeut nė Varosh, kanė qenė dy qytetet kryesore tė Gjon Kastriotit dhe nuk dihet pėr lashtėsinė e tyre pasi edhe gėrmime nė rrėnojat rreth e qark nuk janė bėrė. Kjo kala nuk ėshtė larg nga ajo e Xibrit dhe ka ndonjė mendim se pas rrenimit tė kalasė sė Xibrit mund tė jetė ngritur kalaja e Gurit tė Bardhė.
Tė dyja kėto objekte, fortifikata tė rėndėsishme, ishin nė rrėzė tė rrugės kryesore Dibėr-Qafė Murrizė-Durrės
Qyteza e Gurit tė bardhė paraqiste interes tė madh nė kohėn e principatės sė Kastriotėve dhe pėr nga rėndėsia vinte e dyta pas Stellushit.
Populli thotė se nė kėtė qytezė mbante familjen Gjon Kastrioti dhe se kėtu ka lindur Skėnderbeu.
Barleti thotė “nė kalanė e Gurit tė Bardhė kalonte verėn e vjeshtėn e shoqja e Skėnderbeut. Nė fund tė shekullit tė 15 dhe fillimi i shekullit tė 16 , Guri i Bardhė vinte pas Shkodrės qė kishte 282 shtėpi, Prizreni 557, Kruja 128, Gjirokastra 302, ndėrsa qytetet mė tė zhvilluara si Elbasani, Berati nuk i kalonin 100 shtėpitė.

Kalaja e Skėnderbeut nė Varosh-Stellushi
Ndodhet nė skajin verilindor tė luginės sė Matit afėr fshatit Viq, kufi me fshatrat Shėlli, Vinjallė dhe Qafėmurrė.
Nė dokumentat turke kjo kala quhej Istulush ose Stelush kurse banorėt vendas pėrreth kalasė e quajnė Varosh ndėrsa shkembin ku ka qenė e ndėrtuar kalaja e quajnė Kalaja e Skėnderbeut ose dhe kalaja e Varoshit.
Kjo kala dhe objektet pėrreth pėrbėjnė njė qytet tė lashtė dhe, janė kryer punime studimore nga njė ekspedite arkeologjike e udhėhequr nga arkeologu i shquar Skėnder Anamali i cili ka bėrė dhe publikimin e kėtyre studimeve.
Vėrtetohet se nga gjysma e parė e mijėvjeēarit tė fundit para erės sė re, kėtu ka patur njė vendbanim tė lashtė ilir.
Ekzistenca e qytetit qė sipas gojėdhėnave ishte mjaft i madh, tregon pėr lashtėsinė e kalasė dhe tėrė vendbanimit tė fortifikuar.
Qyteti i Varoshit nė bazė tė gojėdhėnave, toponimeve dhe terrenit, shtrihej qė nga Pylla e Zezė e deri nė fushėn e Bunarit. Nė anėn lindore tė kėtij qyteti kishte pazarin dhe shumė vendbanime apo punishte pėr tė cilat flasin toponimet e sotshme.
Ndersa nga ana e Qafe Murrės ishte kisha e Limoces jo fort larg qytetit tė Varoshit
Marin Barleti kur flet pėr Stelushin thotė ” Edhe ky qytet megjithėse nga madhėsia me tė drejtė nuk mund tė lavdėrohet por nga mbrojtja natyrore e vendit, nga bukuria dhe shėndeti, me plot tė drejtė mund ta ēosh nė qiell, ėshtė njė mal nė fushat e Matit, i lartė nė mes tė njė lugine tė bukur si tė ishte vėnė atje me qėllim.
Vetė qafa e kėtij mali, e rrethuar pėr bukuri me mure , formon kėtė qytezė.
Kjo kala luante njė rol tė rėndėsishėm pėr mbrojtjen jo vetėm tė luginės sė Matit por tė krejt territorit Mat-Tiranė-Krujė pėr tė dalė nė bregdet nė Durrės.
Pra ishte njė fortifikatė strategjike pėr tė ndaluar vėrshimet e ushtrive pushtuese qė vinin nga ana e lindjes.
Kėtė funskion kjo kala e kreu mė sė miri gjatė shumė periudhave por nė veēanti gjatė kohės sė Kastriotėve.
Kalaja e Skėnderbeut nė Varosh ishte dhe qendėr e rėndėsishme nga kalonin shumė rrugė, gjurmė tė cilave gjenden edhe sot nė mjaft sektore tė veēantė si nė Viq, Mbasdeje, Gur Lurė etj.
Arkeologu S.Anamali del nė konkluzionet se - Kalaja e Skėnderbeut ka qenė vendbanim ilir dhe ka patur vijushmeri banimi qė nė kohėt e lashta. Nė mesjetė nė kohėn e fuqizimit tė bujarisė feudale vendase dhe dobėsimit tė Perandorisė Bizantine(shek,XIII-XIV) rreth kalasė u zhvillua njė qytet mesjetar qė u quajt nga otomanėt Stellush dhe ka qenė selia e familjes sė Kastriotėve.

Qendra e Arbėrisė ishte Mati

Pas pushtimit tė Ilirisė nga romakėt, tokat u ndanė nė provinca romake dhe administroheshin direkt nga Roma.
Por romakėt me qėllim qė tė mos acaronin gjėndjen, nė shumė krahina, fiset ilire i lanė tė lira, tė jetonin sipas zakoneve tė tyre tradicionale.
Njė ndėr keto fise sipas gjeografit Ptolemeu ishte fisi ilir Albanoi tė cilit Roma i kishte lėnė tė drejtėn e vetėadministrimit tė brendshėm!
Ptolemeu nė njė hartė tė tij e shėnon Albanoin afėrsisht nė trevat e sotshme tė Matit.
Bashkėsia fisnore e Ilirėve mes Dibrės dhe Durresit ishte bashėksia e fisit Albanoi.
Fisi Albanoi kishte dhe qytetin e tij me tė njejtin emėr, vendodhja e tė cilit nuk ėshtė pėrcaktuar pėrfundimisht.
Profesor Dhimitėr Shuteriqi thotė: ”Ka mendime qė qendra e Arbėrit tė jetė Xibri ose Guri i Bardhė apo ndonje vend malor i luginės sė Matit.
Pėrveē disa hipotezave, duke u nisur edhe nga harta e Ptolemeut si dhe nga pėrcaktimi qė i bėn shkrimtarja Ana Komnena, mund tė flitet pėr ekzistencėn e njė qyteti Albanoi nė afėrsi tė fshatrave Dukagjin, Prellė e Mcuc tė Matit. Albanologėt e mėdhenj Pedersene Prashnike thonė se emri Arba(Alba) ėshtė emėr i lashtė i krahinės sė Matit dhe emrin Arbani e nxjerrim nė burmin vendas tė kohės antike.
Njė qytet mesjetar Alban ka ekzistuar, me 1332 ku e pėrmend Guielm Adae, kryepeshkop i Tivarit.
Ai qytet ekziston tė paktėn qė me 1166 kur kemi njė ”prior tė Arbėrit
Andrea prior Albanencis domethėnė kreun e njė qyteti tė quajtur Alban.
Nė shekullin e XI emri Arbėr , Arbėresh filloi tė pėrmendet jo vetėm brenda, por dhe jashtė vendit, ndėrsa shkrimtarja Ana Komnena i pėrcakton afėrsisht kufinjtė gjeografike tė Arbėrisė, sipas saj territori me emrin Arbėr(Arbanoi, Albanoi, Albani) pėrfshinte krahinat qė shtriheshin mes Durrėsit e Drinit. Por dihet se mes Durrėsit dhe Drinit ėshtė krahina e Matit, Mirditės(Ndėrfandise siē i thoshin atėherė) edhe Kurbinit.
Studiues tė ndryshėm duke bėrė pėrpjekje pėr lokalizimin e principatės sė Arbėrit dhe qendrės sė saj qytetit Alban, japin tė dhėna se kjo principatė pėrfshinte Matin dhe se qendra e saj ishte Klosi.
Por ka edhe tė dhėna qė brenda peshkopatės sė Stefanės(Shqefnit te sotshėm) gjendet katundi Arbas dhe pikerisht pranė fshatit Dukagjin tė sotshėm.Ky fshat Arbas tashmė nuk ekziston, por ekziston nė rregjistrin osman tė vitit 1467.
Kjo zonė mė vonė u zgjerua dhe bashkė me tė u zgjeruan edhe kufinjtė territoriale tė emėrtimit Arbėri qė arriten deri nė Vlorė nė jug e Pult nė veri.
Rreth vitit 1107, kur nė krye tė Bizantit ishte pernadori Aleks Komneni, arbėreshėt deshėn tė flakin tej zgjedhėn shekullore tė bizantinėve dhe njė pjesė e tyre pėrkrahėn normadėt qė ishin futur nė Shqipėri kundėr perandorit Komnen.
Ky perandor vendosi garnizone tė forta pėr tė mbrojtur kėshtjellat e grykat e Arbėrisė. Por normadėt me ndihmėn e arbėreshėve sulmuan bizantėt dhe shtinė nė dorė grykat midis Krujės e Dibrės, domethėnė grykat e Matit tė sotėm.
Pra krahina e sotshme e Matit ishte qendra e Arbėrisė.
Aty nga viti 1110 perandori Komnen vendosi sundimin e tij dhe pėrzuri normanėt, por arbėreshėt perfituan disa tė drejta vetėqeverisėse, tė cilat bėnė tė mundur mė vonė tė fuqizonin ato derisa aty nga shekulli i XII(1180) njihen emrat e 15 bujarėve tė Arbėrisė si Jonen Marku, Lek, Sernel, Palt etj qė janė emra shqiptarė dhe emra fetarė si Dhimitėr, Andrea, Pal, Aleks etj qė gjenden tė gjithė nė rregjistrin osman tė vitit 1467 tė vilajetit tė Matit.
Nga fundi i shekullit tė XII njihet sundimtari i principatės sė Arbėrisė, Progoni(1190-1199) i cili pati dy djem , Gjin dhe Dhimitrin.
Pas Progonit sundimin e principatės e mori i biri Gjini(1199-1208)
Arbėreshėt nėn udhėheqjen e Gjinit, nė vitin 1204 morėn pjesė nė kryqezatėn e 4 qė nėn nxitjen e Ppaes e tė perandorit tė Gjermanisė e tė Venedikut shembėn perandorinė bizantine.
Nė atė kohė principata e Arbėrisė u rrit ndjeshėm.
Ajo tani kishte dhe kryepeshkopatėn e Arbėrisė me qendėr nė krujė, qė pėrfshinte tėr kishat e Matit, Nderfandit, Kurbinit etj.
Principata e Arbėrisė kishte si fqinj tė saj nė jug Despotatin e Epirit, nė lindje mbretėrinė bullgare, nė veri e verilindje mbretėrinė e Rashes dhe nė perėndim ishte Republika e Venedikut.
Pas vdekjes sė Gjinit vendin e zuri i vėllai i cili kishte pėr grua mbesėn e perandorit bizantin Aleksit tė III. Nėn udhėheqjen e Dhimitrit principata e Arbėrit njohu njė ngritje politike dhe ekonomike.
Prej vitit 1257 deri me 1259 pėr dy vjet me rradhė vazhdoi kryengritja e madhe e arbėreshėve kundėr bizantit qė u pėrhap qė nga Durrėsi, Ohri, Dibra e Matit dhe i pėrzunė garnizonet bizantinė.
Nė shekullin e XIV kuptimi gjeografik i Arbėrisė arriti nė veri deri nė Ulqin e Tivar, ndėrsa nė jug pėrfshinte Ēamėrinė deri nė Arte.
Pėrkufizimi gjeografik i Arbėrisė qė bėn Ana Komnena pėrkojnė me zotėrimet e Gjon Kastriotit.
Kjo pėrforcohej edhe po ti shtojmė edhe pėrkatėsinė e krypeshkopatės qė ishte nė Krujė si dhe pėrkatėsinė e kishave dhe territoreve qė pėrmendet nė letrėn qė Gjon Kastrioti i dėrgonte me 1407, Senatit tė Venedikut e ku thuhej se ”kisha ka 800 vjet qė ėshtė nė tokat e mia.
Por mė vonė pushteti bizantin u forcua dhe u rivendos prapė nė Arbėri, megjithatė Arbėria vazhdoi tė ruante njė farė autonomie dhe tė sundohej nga sundimtarė arbėreshė.
Nė njė dokument tė vitit 1266 thuhet se njėri prej tyre Andera Urani qe me origjinė nga Mati.
Pas vitit 1272 nė Arbėri erdhėn Anzhutė nga Italia e Jugut dhe e shpallėn e Arbėrine mbretėri nėn Karlin e I Anzhu me qendėr nė Durrės dhe kryen disa luftime kundėr pushtetit bizantin derisa me 1286 u pėrzunė dhe Arbėria ra pėrsėri nėn sundimin bizantin.
Nė Arbėri qenė forcuar shumė feudalėt vendas.
Tė tillė qenė Arianitėt, Muzakėt, Topiajt, Dukagjinėt, Blinishtėt, Skurajt, Ionimėt etj.
Rreth vitit 1374 e gjithė Arbėria ra nėn sundimin e serbėve tė Stefan Dushanit duke i dhėnė fund sundimit bizantin nė Shqipėri prej afro 9 shekuj e gjysėm.

Rregjistrimi i Popullsisė sė Matit nga Osmanėt

Rregjistrimi i popullsisė sė Matit ėshtė nxjerrė nga disa rregjistra osmane dhe i perkthyer nga Selami Pulaha ne librin lufta ”shqiptaro-turke” nė shekullin e 15
Defteri ėshtė i sanxhakut tė Dibrės ku pėrfshihen vilajeti i Dibrės sė sipėrme, sė poshtme, Gollobordės, Cermenikės, Matit , Urakės, Kurbinit, Krujės dhe Bendes.
Treva e Matit ka qenė e ndarė nė tre pjesė
Vilajeti i Matit, i Dhimiter Ionimės dhe nė Vilajetin e Urakės.
Ky rregjistrim ka qenė bėrė me qėllim qė osmanėt tė vilnin taksat nė fshatrat qė pushtonin.
Rregjistrimi u bė nė kohė tė vėshtira, ku Sulltan Mehmeti i II-tė nė krye tė gjithė forcave perandorake hyri nė Shqipėri nė maj tė 1446-s.
Pushtuesit osmanė u pėrpoqėn tė vendosnin pėrfundimisht pushtetin e tyre nė ato zona, duke kryer rregjistrimin e tokave tė cilat ja aneksuan Sanxhakut tė Ohrit.
Por Skėnderbeu pas njė riorganizmi tė shpejte i sulmoi turqit dhe i pėrzuri pėrsėri nė prill tė 1467-s.
Nė kėtė defter thuhet se u gjendėn vende tė shkreta, fshatra tė braktisura dhe popullsia kishte shkuar nė male pėr ti shpėtuar rrėnimeve ose pėr tė luftuar.
Gjatė fushatės ushtarake, sipas autorėve turq, pushtuesit gjatė vitit 1446, masakruan afro 15 mijė veta, ndėrsa gjatė fushatės sė vitit 1467, masakruan 8 mije banorė
Tė dhėnat pėr vilajetin e Matit dhe tė Urakės, janė pėrmbledhur nė kėtė vėllim, me qellim pėr tu sqaruar mė mirė.
Rregjistri pėrmban emrat e kryefamiljarėve, nė bazė tė cilėve, bazohet edhe numri i shtėpive.
Mendohet se ēdo familje kishte 5-7 vetė
Me studimin e saktė tė defterit del se shumė fshatra ishin tė braktisura.
Ky defter ka vlera tė mėdha historiko-shkencore, sepse na jep tė dhėna, jo vetėm pėr numrin e fshatrave, emrin e tyre, emrat e banorėve qė banojnė nė kėto treva por edhe gjendjen ekonomike tė tyre e pasuritė qė zotėronin.
Pas lufterave legjendare prej njė ēerek shekulli qė zhvilloi Skėnderbue, Shqiperia ra nėn sundimin osman, tė cilėt vranė e rrėnuan deri nė themel tėrė trevat e Skėnderbuet, por sidomos kryeqendrėn e saj, zemrėn e shtetit tė tij qė ishte Mati.

Shėnim Mund tė lexoni librin e Selami Pulahės pėr tė ditur mė shumė pėr Matin dhe popullsinė e saj"
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Burreli, qyteti me mė shumė viktima nė '97
Gjergj Marku

Qyteti i Burrelit, statistikohet si vendi, ku pati vrasje tė shumta, sidomos gjatė vitit 1997-78 dhe nė vazhdim. Vetėm gjatė periudhės '97-'99 numėrohen mbi 200 tė vrarė, kryesisht nė moshė tė re, 20-25 vjeē. Kėsisoj u ngritėn dhe “lapidarėt” pėrkujtimorė, ku familjarėt ēonin njė tufė lule, cigare sipas zakonit a tjetėr gjė qė i shenjonte menjėherė nė sytė e qytetarėve, por duke dhėnė dhe njė shije tė rėndė vdekjeje. Nisur nga kjo, u pa mė e udhės, qė e gjithė kjo histori tė kujtohet si njė e shkuar e afėrt e hidhur, qė i ndodhi kėtij qyteti, siē e ka cilėsuar ushtaraku Kol Ndreka, dalė nė pension, pėrmes njė botimi me kujtime “Burreli, 800 ditė pa shtet”. Ditari i Kol Ndrekės, ushtarakut nė pension, sjell pėrjetime tė vėrteta, tė ngarkuara me dhimbje dhe trishtim pėr ato ditė tragjike, qė po kalonte Burreli qė nga marsi i '97-s e mė tej, pėr afro 3 vite. Autori ka sjellė, thuajse ditė pas dite, atė ēfarė ka parė me sy e dėgjuar me veshėt e tij, nė ato net tmerri nė kėtė qytet, si askund nė Shqipėri. Pėr tre vjet askush nuk po kujtohej se ēfarė po ndodhte nė qytetin, qė nė bri tė tij kishte dhe njė burg tė sigurisė sė lartė, ku mbaheshin kriminelėt mė tė rrezikshėm tė vendit dhe qė u liruan sa hap e mbyll sytė. Dhe armatosjen e parė e bėnė pikėrisht nė Burrelin e militarizuar pėr tė vazhduar mė tej aventurėn nėpėr Shqipėri. Nė njė farė mėnyrė 70- vjeēari ka qenė “gazetari i heshtur”, qė e ka qėmtuar faktin, ngjarjen, fenomenin ditė pas dite. Nė ditarin e tij, Ndreka i ėshtė shmangur punės sė hetuesit apo gjykatėsit, duke mos dhėnė emra tė vrarėsh apo vrasėsish. Vrasjet e panumėrta, qė dhe sot e kėsaj dite, “nuk kanė autorė(!)”, shpesh herė tė duken tė pabesueshme, por shifrat janė kokėfortė. Nėse Mati i dha luftės Nacional Ēlirimtare 50 dėshmorė, por nuk u vra asnjė fėmijė, nė kėto “800 ditė tė ēmendura”, u bėnė kurban mbi 200 tė vrarė nė lule tė moshės. Nė kėtė luftė absurde, shėnohet vrasja e 30 fėmijėve. Disa “tė shkrirė” nė tunelet e barutit, tė tjerėve iu bė shtati copė e grimė nga minat kundėrtanke. Dhjetėra tė tjerė ecin rrugėve tė shkatėrruara tė Burrelit, dikush pa duar, dikush pa kėmbė, e dikush pa sy... Shėnimet kanė vazhduar deri nė janar-mars 2001, kur intensiteti i vrasjeve kishte rėnė sadopak, por vijonte sėrish. Mė tej autori thotė se nuk mė bėnte dora tė shėnoja mė tepėr, me shpresėn se diēka do tė ndryshonte nė jetėn e kėtij qyteti, ndėrkohė qė edhe ai si shumė bashkėqytetas tė tij kishte bėrė gati rrobat pėr t'u dyndur pėr Tiranė me gjithė familje. Pėr lexuesin nė fund shėnon “Tė mos harrojmė”, duke sjellė nė vėmendje shifrėn e dhimbshme tė humbjes sė 200 jetėve nga armėt e zjarrit pas '97 nė kėtė rreth. Mbi 1000 njerėz tė plagosur e tė sakatuar, 45 mijė armė tė grabitura nė garnizon, njė faturė dėmi sipas Ministrisė sė Mbrojtjes me njė vlerė 3 miliardė e 200 milionė lekė tė reja. Megjithatė, tek sheh se janė ngritur biznese tė reja, pallate, dyqane moderne, njerėzit kanė dalė nė rrugė, autori thotė se Mati, do t'i kthehet krenarisė sė dikurshme. Jo thjesht si njė kureshtje, por pėr tė parė ēfarė sjell papėrgjegjshmėria e njė politike dhe ēmenduria kolektive, gazeta do tė botojė dis copėza tė kėtij ditari, tė paeksploruara nga shtypi pėrgjatė kėtyre 6 viteve.

Lapidar i Zhakut 13- vjeēar
Nga trotuari i rrugės kryesore u hoq dhe lapidari qė pėrkujtonte Zhakun 13- vjeēar. Ai ishte dhe viktima e parė e asaj qė ndodhi nė mes marsin e vitit '97. .. Zhaku u vra nė 13 mars, njė ditė pas hapjes sė depove dhe njė nate tė gjatė me krisma. Nė trotuarin para farmacisė sė qytetit, njė fėmijė rrinte ulur, duke mbllaēitur njė copė bukė tė sapoblerė. Njė dorė krimineli zbrazi mbi tė pafajshmin e vogėl njė karrikator tė tėrė kallashnikovi. Si duket, qe thjesht provė shenje! Vrasja me bukė nė gojė, thonė gojėdhėnat e vjetra, ėshtė shenjė, qė ndjell ardhjen e njė tė zeze tė madhe.

“Otranto” e Qafė Shtamės
29 prill 1997. Pa filluar mirė muzgu malet e Qafė Shtamės u lėkundėn. Drejt tuneleve tė municioneve, ku dilte tym, vrapuan banorėt e Selitėz. Ēfarė ndodhi? Kobi u morr vesh rreth orės 21.00, ku 23 djem e vajza tė fshatit, u pėrzhitėn brenda nė tunel. Ishin tunele prej 30 vitesh tė mbushur me municione. Kishin ardhur qė larg njerėz tė interesuar pėr gėzhojat, kontrabandistė nga Durrėsi, Dibra etj. Ata u binin borive tė makinave pėr tė lajmėruar nė tė hyrė tė fshatit se kush kishte gėzhoja pėr tė shitur. Kjo punė kishte kohė qė vazhdonte, por atė natė mjaftoi njė pakujdesi, njė ēakmak, qiri a shkrepse brenda nė tunel, qė tė realizohej eksplozioni.

Gjak nė Ditėn e Fėmijėve
1 qershor 1997. Njė bombė e fuqishme tronditi pallatet nė afėrsi tė stadiumit tė qytetit. Qindra banorė u mblodhėn aty ku tymi e pluhurat ishin ngritur mė lart se pallatet pesėkatėshe. Ē'tė shihnin, dy fėmijė tė copėtuar dhe njė tjetėr i plagosur rėndė. Janė vrarė moshatarėt e nipit tim, Besarti dhe Adisi. Njė nėnė mblidhte copat e tė birit, pasi e njeh nga njė shenjė rrobe, qė i kishte mbetur. Si duron vallė kjo zemėr nėne?!... Shumė burra mbyllin sytė pėr tė mos e parė kėtė skenė makabėr. Kush e vrau kėtė ditė-gėzimi pėr fėmijėt? Heshtje! Ē'tė bėjmė? Pijmė lotėt tona...

Tre tė vrarė nė njė orė
Qershor 1997. Rreth orės 9 tė mėngjesit, disa breshėri automatiku, bėnė qė nė pak minuta qyteti tė boshatiset i tėri. Siē u mėsua mė vonė, ky paska qenė njė atentat i vėrtetė, qė brenda pak minutash mori tri jetė njerėzish, duke e larė nė gjak qytetin tonė pėr tė gjashtėn herė qė nga 12 marsi. Drejtėsia ka mė se 15 ditė qė nuk funksionon. Prokurorėt, hetuesit e gjykatėsit luajnė bilardo me dyer tė mbyllura nė mes tė ditės. Them se ata e marrin vesh tė fundit se kush u vra a u plagos nė qytet. Asnjė raport e kėqyrje vendi nuk bėhet. Vrasje pa autorė, me siguri nėpėr dosje!...
Nė njė pellg gjaku, gomari me tė zotin

Fshatari shkon nė pyll pėr tė ngarkuar gomarin me dru. Para i del i riu me kallashnikov dhe i thėrret:
Zbrit nga gomari, ta provoj, a e shpon plumbi! Pronari i kafshės kėtė fjalė tė bashkėfshatarit tė tij e merr pėr shaka dhe nuk zbret. Por trimoshi nuk e pėrsėrit mė tej llafin, i drejton grykėn e vdekjes dhe kėnaqet kur sheh se si pėrpėliteshin tė mbytur nė gjak i zoti sė bashku me gomarin, njeriu me kafshėn...


Kufomat e natės

Ulurima e njė njeriu nė oborrin e pallateve afėr gjimnazit tė qytetit, bėri qė njerėzit tė dilnin nė dritare. Afėr njė shtėpie pėrdhese ishte gjetur kufoma e njė djali adoleshent, brenda pak minutash u mblodhėn shumė njerėz. Dikush tha se ėshtė gjetur dhe njė kufomė tjetėr nė cep tė stadiumit tė qytetit. Kufoma qė kanė mbetur tėrė natės jashtė, pa njeri tė gjallė afėr. Kufoma qė u marrin erė qentė endacakė tė natės...

Atentati i shtatė

26 tetor 1997. Nė qendėr tė qytetit, midis qindra njerėzve, qė ecnin secili nė punėn e tij, u bė atentati i shtatė i pėrgjakshėm. Nė afėrsi vetėm pak metra larg nga njėri tjetri, u vranė dy njerėz. Pėrse?! Na janė lodhur nervat me kėto vrasje. Gojėdhėna e vrasjes sė fėmijės me bukė nė gojė, po del nė tė vėrtetė. Ajo po ndjell vdekje e vdekje...

Urime tė pėrlotura
Sonte ėshtė nata e 31 dhjetorit 1997. Dy qytete duken pranė e pranė njėri-tjetrit. Qyteti i tė gjallėve, qė ka pjesėrisht drita dhe “qyteti i tė vdekurve”, qė vezullon sikur aty tė ishte ulur njė copė qiell me yje tė dendur. Mijėra qirinj ēajnė tisin e kėsaj nate pus. Aty ku janė varret e fėmijėve tė vrarė, janė ndezur mė shumė qirinj. Janė vėnė aty karamele dhe lodra...

Vrasja pėr lojė e shokut
2 janar 1998. Pas njė nate me krisma tė Vitit tė Ri, dy djelmosha kanė dalė pėr tė luajtur sė bashku. Njėri prej tyre zbraz karrikatorin e automatikut nė shesh tė qytetit, dhe duke menduar se ishte shkrehur i tėri, ia drejton shokut pėr shaka. Por fisheku i fundit ishte ruajtur nga “karrikatorja e zezė”, qė solli vdekjen e 22- vjeēarit. Kjo vrasje e sotme shėnon dhe muranėn e tetė tė gjakut nė qytet.

Bombardimi i rėndė
22 janar 1998. Njė bombardim i rėndė i ēuditshėm vazhdoi sot pėr dy orė mbi qytet dhe fshatrat e luginės sė Matit. Disa predha tė artilerisė sė rėndė, qė ishin vėnė nė ruajtje nė ofiēinėn e ish-repartit tė Suēit, u kishin vėnė zjarrin, dhe po shpėrthenin ēregullisht gjithandej. Falė fatit qė nuk ishte njė e shtėnė nė shenjė, se do tė rrafshohej qyteti. Banorėt ishin strehuar nėpėr tunelet e Enverit...

Shpėrngulja e madhe
Lajmėrimet kanė mbushur gjithandej vitrinat pėr shitjen e shtėpive, edhe ēmimet janė ulur. Shumė familje, pėrfshirė dhe deputetin mė tė ri tė zonės, janė shpėrngulur drejt Tiranės a Durrėsit. Qyteti po braktiset. Vetė qyteti ėshtė zhveshur nga lulet e pemėt, trotuaret, lulishtet po zhbėhen...

Mė e bukura e Shqipėrisė...

Nė prag tė 1 vjetorit tė “marsit tė zi”, juria e Mis Shqipėrisė kurorėzon si Mbretėreshė tė Bukurisė Shqiptare, vajzėn nga Mati, Eldona Elezi. Bukuroshja matjane u tregua e denjė pėr Kurorėn e Bukurisė. Shtati i saj si selvi i pati lezet, edhe fjala e thjeshtė, krenaria e natyrshme. Lajmi u pėrshėndet edhe kėsaj radhe me qindra zbrasje armėsh. Qofshin tė shtėnat e fundit. Por nuk besoj. Mė kujtohet Zhaku i vrarė me bukėn nė gojė!...

Varri i sė panjohurės

2 prill 1998. Diku sipėr fshatit Komsi u gjet rastėsisht kufoma e njė vajze tė masakruar deri nė shkallėn e pamundėsisė sė identifikimit. Qeni i dhive e gjeti atė. Ėshtė rasti i parė i njė lloji tė tillė vrasjeje nė kėtė zonė.
Ku do tė jetė rrėmbyer e pafatja vajzė? A do tė ketė prindėr? Kush e masakroi? Shkova tė nesėrmen bashkė me dy shokė tek varri i tė panjohurės. U ēuditėm! Gjatė natės, dikush fshehurazi kishte vėnė lule, shumė lule. Them se dikush e ka njohur atė vajzė, por nuk ka guxuar tė flasė...

Letėr Qeverisė

14 maj 1998. Dy ditė mė parė prej Burrelit drejt Tiranės ėshtė nisur njė letėr pėr Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Rendit. E kanė dėrguar atė veteranėt. “Kaluan 14 muaj e nė kėtė qytet nuk ėshtė vėnė rendi e qetėsia”, shkruhet atje. Janė bėrė 20 vrasje nė qytet dhe 57 plagosje. Asnjė natė e ditė nuk ka kaluar pa krisma. Kriminelėt sundojnė qytetin nė sy tė policisė. Ju lutemi, kushtojuni Burrelit, ai po zhbėhet...”.

Pranoj varrin dhe kurrė nė duart tuaja!...

Ėshtė 17 maj 1998. Nė portėn e njė familjeje troket njė dorė. Ditė mė parė familjes i ishte kėrkuar tė paguante pėr “cubat e natės”, pėrndryshe do t'i merrej vajza. Ata nuk kishin gjetur dot zgjidhje, dhe kishin kėrkuan tė lajmėronin djemtė nė emigracion, por vajza kishte ndėrhyrė duke thėnė se do ta zgjidhte vetė kėtė gjė, qė tė mos i shpinte vėllezėrit nė gjak.“Hapeni se e shqyem derėn, dėgjoheshin zėrat!”. Vajza rrotulloi ēelėsin e portės. Pesė maska-ujqėr rrinin nė derė tė gatshėm. “Mė doni mua, foli vajza e pėrflakur nė fytyrė?! Ja ku jam. Hyj nė varr e nė duart e tuaja nuk bie! Kapobanda pa se nėn mėngėn e vajzės qėndronte njė granatė gati pėr tė plasur. Ikėn duar bosh. Njė legjende nusesh shqiptare. Mbase, qė nė lashtėsi.

Vrasja e ruajtėsve tė rendit

20 maj 1998. Mbrėmė rreth orės 21:00, nė vendin e quajtur Kthesa e Kongrazhdit, tre kilometra larg qytetit, u vranė dy ruajtės tė rendit, Sabri Neli e Baftjar Hasani. Kronologjia zyrtare e ngjarjes flet pėr atė se dy efektivat kanė shkuar nė atė orė tė vonė pėr tė percjellur njė shokun e tyre polic, dhe nė kthim janė pėrballur me breshėrite e kallashnikovėve. Kėtė vrasje shtypi dhe opinioni e vlerėsojnė si vepėr gjakatare tė dorės sė kontrabandės sė ferrokromit.

U vra ai qė shkulte vdekjet
16 mars 1998. Kapiteni i parė Flamur Radani, banor i Burrelit dhe efektiv xhenier, kishte ditė qė me njė grup oficerėsh dhe civilėsh, punonte pėr pastrimin e terreneve nga minat dhe predhat e paplasura tė marsit '97. Pėrditė e mė shumė shkulte vdekjen qė ndillej pėr njerėzit. Por njė ditė qershori, ndodhi ajo qė thuhet, xhenierėt vetėm njė herė gabojnė. Njė prej minave e kishte rrėmbyer nė lulen e moshės.

Atentat nė mes njerėzve
Tetor 1998. Ishte ora 09.00. Dy djem tė hipur mbi njė motoēikletė kaluan mes qytetit. Askujt nuk i shkonte mendja se 200 qind metra mė tej do tė ngjiste gjėma. Kaluan pak sekonda dhe breshėritė e kallashnikovėve bėnė qė rrugėt tė boshatiseshin nga njerėz tė lebetitur. Kalimtarėt kishin vėnė re nė qoshe tė pallateve disa njerėz me maska dhe i kishin pandehur pėr njerėz tė rendit. Por sapo janė afruar djemtė me motor, ata kanė hapur zjarr mbi ta duke i masakruar. Vrasėsit kanė shkuar nė qejf tė tyre dalėngadalė. Ka qenė rastėsi, qė nuk u vranė dhjetėra tė tjerė nė atė atentat nė mes qindra njerėzve.

Bingoja e pėrgjakur
4 nėntor 1998. Sot rreth orės 18.00 nė bingon qė ndodhet nė mes tė qytetit, aty ku kishte dhjetėra njerėz, ka hyrė njė njeri me maskė dhe kallash nėn mėngėn e xhupit. Pasi ka vėshtruar tėrė sallėn, i ėshtė drejtuar njė mėsuesi, qė kishte nė tavolinė biletėn e fatit. Nuk i ka thėnė asnjė fjalė, por i ka zbrazur nė gjoks disa plumba, qė nuk e lanė tė merrte mė frymė. Gjaku i mėsuesit ka skuqur dyshemenė. Njerėzit janė zhdukur nė panik, ndėrsa vrasėsi ka dalė qetėsisht andej nga ka ardhur duke kaluar fare afėr vendit ku rrinte njė polic i komisariatit, nė kryqėzimin kryesor.

Maskat zgjerojnė pushtimin
22 dhjetor 1998. Maskat e kanė zgjeruar ndjeshėm zonėn e pushtimit. Sot ato u bėnė mė tė guximshme e profesionale. 15 grabitje tė bujshme janė kryer gjatė kėtyre 12 muajve. Grabitje nė ēdo segment tė rrugės, nė ēdo orė. Grabitje, plagosje, vrasje nėpėr furgonė e makina tė tjera qė kalojnė nė kėtė rrugė.

Pastrueset e qytetit gjejnė njė kufomė

28 janar 1999. Sot nė mengjes disa punonjėse tė pastrimit tė qytetit, janė tmerruar kur kanė gjetur nė qoshe tė rrugės njė kufomė tė rrėzuar nė rrėzė tė murit tė njė apartamenti. Krismat qė u dėgjuan mbrėmė e kishin bluar shtatin e tij. Kishin vrarė rojen e dyqaneve, babain e tre fėmijėve, burrin e urtė tė lagjes, hallexhiun qė pėr bukėn e fėmijėve ka qėndruar netė tė tėra pa gjumė, pa ngrohtėsinė e vatrės familjare. Ėshtė e katėrta vrasje nė kėtė kryqėzim.

Letra e dytė
30 janar 1999. Sėrish veteranėt i drejtohen autoriteteve mė tė larta shtetėrore, duke u thėnė se Burreli po kalon 680 ditė pa shtet. Janė vrarė 40 persona, aksi Milot-Burrel ėshtė bėrė tmerri i kalimtarėve, nė qytet janė grabitur 20 banesa qytetarėsh. Kėtu gjithēka kontrollohet nga bandat. Nuk zbulohet asnjė autor krimi. Dyshohet se disa pjesėtarė tė efektivave blu, janė tė lidhur me kriminelėt dhe bandat. Lutemi, na ktheni shpresėn e jetės!...

Njė plumb godet tre njerėz

6 shkurt 1999. Tek po vizitohesha nė spital, dikush mė rrėfen pėr njė grua, qė ishte aty nė radhė pėr vizitė. Feridja vijon tė rrėfejė vetė: “Isha nė shkallėt e hyrjes sė apartamentit tim, bashkė me djalin dhe vajzėn. Ndodhesha pak mė lart se fėmijėt. Krisėn armėt, ndieva njė plumb qė mė shpoi tej e tej kėmbėn. Po ai plumb godet djalin dhe vajzėn. Ngeli nė shtatin e kėsaj tė fundit, vajzės”. Nėna e plagosur harroi dhimbjen e saj dhe rroku nė krahė tė dy fėmijėt pėr t'i dėrguar nė spital.Tani qė kanė kaluar aq kohė, ajo flet me respekt pėr mjekėt, qė ua shpėtuan jetėn. Njė plumb qė ruhet si kujtim i kohės pa shtet...

Fėmijėt dhe granata

13 shkurt 1999. Plasi njė granatė nė afėrsi tė stadiumit tė futbollit. Banorėt aty afėr dolėn prej pallateve dhe u sulėn drejt vendit tė ngjarjes. Ē'tė shohin, 5 fėmijė tė shtrirė tė mbytur nė gjak. Ulėrimat e tyre tė rrėnqethnin mishtė. Ėshtė dashur vite pėr t'i rigjeneruar edhe nėpėr klinikat jashtė vendit.
​ 0 | ​0 | Partager
Commenter

Plus d'informationsN'oublie pas que les propos injurieux, racistes, etc. sont interdits par les conditions générales d'utilisation de Skyrock et que tu peux źtre identifié par ton adresse internet (54.226.5.29) si quelqu'un porte plainte.

Connecte-toi

ou poster avec :

#Posté le jeudi 02 septembre 2004 09:42

Modifié le samedi 12 mars 2005 16:16

Gjuha : Emrimi i shqiptareve nder shekuj

Gjuha :: Emėrtimi i shqiptarėve ndėr shekuj


Prof. Shaban demiraj: Gjithėsesi, duhet pranuar qė kjo ēėshtje ėshtė mė e ndėrlikuar nga sa mund tė duket nė njė vėshtrim tė parė dhe prandaj kėrkon hulumtime tė mėtejshme.

25. Fjala e prejardhur shqip-tar ndeshet njė herė tė vetme tek Kuvendi i Arbėnit i vitit 1705; "...a dinė mirė gjuhėn e shqipėtarėvet...(f.76). Por edhe kėtu pėrdoret mė shumė fjala mė e vjetėr arbėnesh, me sa duket, nėn ndikimin e traditės sė shkrimtarėvė veriorė. Edhe Thunmanni nė veprėn e tij tė vitit 1774, f.243, e pėrmėnd emrin shiptar: "Albanėt e quajnė veten skipatar, por burimin e kėsaj fjale ata nuk e dinė". Kėto dy burime mjaftojnė pėr tė vėrtetuar se nė shekullin XVIII emri shqiptar ishte nė pėrdorim tė gjallė si nė Shqipėrinė e Veriut ashtu edhe nė atė tė Jugut, ē’ka parakupton qė kjo fjalė tė jetė krijuar tė paktėn, njė a dy shekuj mė pare [44]. Gjithsesi, etnonimi shqip-tar ėshtė krijuar relativisht vonė (shih edhe § § 30-33).

26. Siē u vunė nė dukje tek § 24, emri i prejardhur shqip-tar ėshtė krijuar duke i shtuar prapashtesėn -tar ndajfoljes shqip. Nė pėrdorim ndajfoljor fjala e parme shqip ka zėvėndėsuar fjalėn e prejardhur arbėn-isht/arbėr-isht [45], qė ėshtė formuar rregullisht nga emri Arbėn/Arbėr me prapashtesėn -isht, ashtu si gegėni-sht, toskėri-sht, ēamėri-sht, itali-sht, frėngji-sht, spanj-isht etj. Por, ndėrsa tema ndajfoljore shqip shėrben nė disa togfjalėsha edhe si mbiemėr, ndajfolja arbėn-isht/arbėr-isht nuk shėrben edhe si mbiemėr; nė kėtė funksion shėrbente fjala e prejardhur (i) arbėnesh/arbėresh P.sh. tė krahasohet togfjalėshi i sotėm gjuha shqipe me gjuha e arbėneshe tė Budit, Bardhit e Bogdanit (shih § 14) [46]. Por pėrdorimi i fjalės shqip si mbiemėr ėshtė historikisht dytėsor dhe i kufizuar me njė numėr tė caktuar emrash si: gjuha shqipe, fjala shqipe, libėr shqip, shkolla shqipe e ndonjė tjetėr rast i kėtij lloji, si letėrsia shqipe. Pėr mė tepėr kjo fjalė me funksion mbiemror ėshtė pėrdorur mė parė nė formė tė ngurosur, siē na dėshmojnė, ndėr tė tjera, titulli i gramatikės sė Sami Frashėrit (1886): Shkronjėtore e gjuhės shqip dhe ai i alfabetares sė Stambollit (1879): Alfabetare e guhėsė shqip.

27. Ndajfolja shqip dokumentohet pėr herė tė parė tek autorėt e vjetėr tė Veriut, por edhe tek ata kjo ndeshet rrallė. Kėshtu tek Buzuku ajo ndeshet vetėm njė herė nė f.XXV: ...qė vjen me thashunė shqip.... kurse tek Budi e gjejmė tė pėrdorur katėr herė: Shqip tė mundėnj me rrėfyem/ndonjė kankė tė re...(DC 220). O pėr ma tė madhe devocione e ngushėllim tė popullit shqip tė na thotė mbė kėtė arėsye....;....ndo shqip tue ia thanė, t’i thoetė se...;... ani mbasi tė kietė dhanė tė rrėfyemtė, qė quhetė...o shqip o pėr letėrė ta die...(RR 74, 85, 96) [47]. E gjejmė tė pėrdorur njė herė tė vetme edhe nė parathėnien e veprės sė Bogdanit : ...tue pasunė bam ende aj njė gramatikė fort tė godiēime latin e shqip, si dhe nė vjershėn e Luka Bogdanit kushtuar Pjetėr Bogdanit dhe botuar nė veprėn e kėtij: Shqip, latin e taljani gėrqisht ende dalmati, jevreisht e arapi, armenisht ende siri. Por nė Fjalorin e Bardhit (1635) fjala shqip nuk ėshtė pėrdorur asnjė herė, megjithėse rasti pėr ta pėrdorur, nuk ka munguar (shih shėnimin 45). Kurse tek Kuvendi i Arbėnit (1705), ku gjejmė tė pėrdorur Arbėni, Arbėnisė (f.10, 76) nė vend tė ndajfoljes arbėnisht pėrdoret fjala shqip [48]. Fjala shqip nuk ndeshet as tek arbėreshėt e Greqisė dhe tė Italisė, tė cilėt pėrdorin ndajfoljen arbėrisht (shih §§ 17, 23 dhe 26). Nga ana tjetėr, do shėnuar se fjalėn shqip e gjejmė nė Divanin e Nezim Frakullės (1685-1780): Kėtė divan e zura shqip (shih Myderizi 1954,64). E kjo ėshtė njė tjetėr dėshmi pėr pėrdorimin relativisht tė hershėm tė kėsaj fjale edhe nė viset jugore tė truallit shqiptar.

28. Duke qenė se pėrdorimi ndajfoljor i fjalės shqip nė vend tė arbėrisht nuk ka qenė nė pėrputhje me formimin ndajfoljor tė kėtij tipi, lind vetiu pyetja se cili ka qenė kuptimi zanafillės i kėsaj fjale dhe si e ka marrė ajo kuptimin, qė ka bėrė tė mundur zėvendėsimin e ndajfoljes arbėnisht/arbėrisht. Gjithashtu edhe etimologjia e kėsaj fjale mbetet pėr t’u diskutuar. Me sa duket, fjala shqip nė zanafillė ka pasur kuptimin e ndajfoljes qartė, hapur, troē dhe vetėm mė pas ka marrė kuptimin e ndajfoljes arbėn-isht/ arbėr-isht, tė cilėn dalėngandalė edhe e ka nxjerrė jashtė pėrdorimit. Rrethanat nė tė cilat ndajfolja shqip e ka marrė kuptimin e sotėm nuk janė tė qarta. Sidoqoftė, nė kėtė rast do tė ketė ndodhur diēka e ngjashme (por jo e njėjtė) me atė qė ka ndodhur me fjalėn gjermane deutsch, tė pėrdorur si mbiemėr, si emėr dhe si ndajfolje. Kjo fjalė e vjetėr gjermanike nė gotishte del me trajtėn thiuda dhe me kuptimin "popull, fis". Kurse aty midis shekujve VIII-X nė gjermanishte ajo del me trajtėn diutisk dhe me kuptimin "popullor". E pėrdorur bashkė me emrin gjuhė ajo ka marrė mė nė fund kuptimin e gjuhės gjermane, si gjuhė popullore nė kundėrshtim mė gjuhėn latine (shih edhe § 2). Kėshtu mund tė mendohet qė nė shprehje tė tipit Ma tha shqip (=hapur troē, qartė), foli shqip (=qartė, hapur) [49] etj., fjala nė shqyrtim ka marrė dalėngadalė kuptimin e fjalės arbėn-isht/ arbėr-isht, tė cilėn mė nė fund e ka zėvendėsuar plotėsisht gjatė kėtyre shekujve tė fundit. Por ky proces zėvendėsimi, me sa duket, do tė ketė nisur qysh nė periudhėn parashkrimore, pėr ē’ka na dėshmojnė veprat e autorėve tė vjetėr tė Veriut.

29. Pėr burimin e fjalės shqip janė shprehur mendime tė ndryshme. Sipas njė mendimi mjaft tė pėrhapur ndėr disa autorė shqiptarė [50], kjo fjalė ėshtė lidhur me emrin e shpendit tė shqipes, shqiponjės, d.m.th. si gjuha e shqipes, e shqiponjės. Njė shpjegim i tillė nuk del i argumentuar. Tė kihet parasysh edhe fakti se nė veprat e autorėve tė vjetėr tė Veriut, tek tė cilėt ndeshet ndajfolja shqip, emri i shpendit shkruhet me /-y-/: shqype. P.sh tek Buzuku: ...aty tė mbėlidhenė edhe shqypetė (f.LXXXII (=92)/bis) .....e faqenė e shqypesė (f.L XXXII(=102)/bis); te Bogdani:.... as dheu si s(h)qype nalt qėndron e ri (Pjesa I, I /IV/4). Tė kihet parasysh edhe Bardhi (f.59): miluus, nibbio =shqypeja (shih pėr kėtė edhe Ēabej: 1975,V,70). Nuk i qėndron kritikės as shpjegimi i Meyer-it (1891,411), i cili fjalėn shqip e trajton tek folja shqip-onj (=kuptoj) dhe kėtė e merr si huazim nga latinishtja excipio (=ndjej, dėgjoj). Kėtė shpjegim e kundėrshton me tė drejtė Ēabej (1975,V,70). Pėr mė tepėr, folja shqipoj "them shkoqur, shqip" ėshtė njė fjalė e prejardhur nga shqip dhe s’duhet tė jetė as e vjetėr, as e pėrhapur nė mbarė truallin shqiptar. Pra burimi i fjalės shqip mbetet i errėt e kjo rrethanė mund tė merret edhe si njė dėshmi pėr vjetėrsinė e saj. Gjithsesi, njė gjė ėshtė e sigurt dhe pikėrisht dokumentimi mė i hershėm i ndajfoljes shqip (shih § 27) nė krahasim me atė tė fjalės sė prejardhur shqip-tar. E njė fakt i tillė duhet mbajtur parasysh, kur diskutohet ēėshtja e zėvendėsimit tė etnonimit mė tė hershėm (i) arbėn-esh/ (i) arbėr_esh me emrin shqiptar, qė ėshtė njė krijim relativisht i vonė (shih § 25).

30. Pėr zėvendėsimin e etnonimit mė tė vjetėr (i) arbėnesh/ (i) arbėresh me emrin shqiptar tė gjithė studiuesit e pranojnė se njė dukuri e tillė ka ndodhur gjatė shekujve tė fundit. Madje, disa prej tyre e kanė lidhur njė zėvendėsim tė tillė me pėrhapjen e islamizmit nė Shqipėri gjatė sundimit turk. Kėshtu p.sh e ka shpjeguar kėtė dukuri O. Myderrizi (1965,164), i cili e lidh zėvendėsimin e emrit tė mėparshėm arbėneshė/arbėreshė me emrin shqiptar, sepse: "Emri i vjetėr nuk tregonte vetėm kombėsinė, po edhe besimin. Me ndėrrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndėrrimit tė tij. Emri i ri shqiptar qė u pėrshtat si emėr kombėtar bazohej nė gjuhėn, nė njė nga elementėt kryesorė tė kombėsisė. Ky emėr mund tė jetė pėrdorur si emėr kombėtar nga myslimanėt e parė shqiptarė qė nė shekullin XVI, por kėta mbasi ishin tė pakėt nuk ia imponuan dot shumicės". Kurse Aleks Buda (1986, I, 149), pasi bėn fjalė pėr luftėn e gjatė tė krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė kundėr pushtuesve osmanė dhe pėr kontradiktat klasore tė papajtueshme midis masave popullore dhe pushtuesve, pohon: "Kjo ndeshje ballore e gjatė dhe masive e masave popullore me tė huajte pjegon njė dukuri nė dukje tė habitshme etnogjenetike: ėshtė pikėrisht mbas kėsaj periudhe lufte qė ne vėrejmė tė kalojė nė radhė tė dytė emėrtimi i lashtė etnik arbėn dhe tė zėvendėsohet dora-dorės mė njė emėr gjithashtu me rrėnjė tė lashtė shqiptar, me tė cilin kjo kombėsi e veēon veten nga pushtuesit e huaj, si njė kombėsi e veēantė e vetme, e ndryshme nė radhė tė parė me gjuhėn e saj tė dalluar, tė pėrbashkėt e tė kuptueshme shqipe". Pėr E. Ēabejn (1976, 65), "Zhdukja e zėvendėsimi i tij (i emrit tė mėparshėm - SH. D.) me emrin shqiptar mbase ka lidhje me zbėrthimet etnike qė u kryen me ardhjen e osmanėve". Autori nuk e zbėrthen mė tej shjegimin e tij. Njė shpjegim tė ngjashėm gjejmė edhe tek R. Ismajli (1987,102): "Emrat shqiptar dhe Shqipėri...janė krijuar pas ndryshimeve mė tė thella shoqėrore, politike e fetare". Mė poshtė (f.103) ky autor shton: "Emri shqiptar u bė i qėndrueshėm plotėsisht si i vetmi emėr vetėm nė kushtet e krijimit tė vetėdijes pėr kombin, nė rrethanat politike tė lėvizjes sė madhe tė Rilindjes".

31. Njė mendim tė ngjashėm me atė tė O. Myderrizit pėr ēėshtjen nė shqyrtim (shih § 30) ka shprehur edhe E. Sedaj (1996,108), i cili pasi pohon se nė njė nga vjershat e bejtexhiut Sheh Mala (1865-1928) pėrdoret emri turk pėr shqiptar dhe se shqiptatėt e islamizuar gėzonin tė drejta qė nuk i gėzonin shqiptarėt e krishterė, arrin nė pėrfundimin se ky ka qenė faktori kryesor pėr braktisjen e etnonimit arbėresh. Por do shėnuar se nė bazė tė njė arsyetimi tė tillė pritej qė shqiptarėt e islamizuar nė pėrgjithėsi (dhe jo vetėm disa njerėz tė ndikuar prej kulturės turke, siē ishin ndėr tė tjerė bejtexhinjtė) ta quanin veten turq. Ose, tė paktėn do tė pritej qė emri shqiptar tė ishte pėrdorur vetėm nga pjesa e islamizuar e popullsisė shqiptare, ose tė ishte pėrdorur nga turqit pėr tė emėrtuar kėtė pjesė tė shqiptarėve, ē’ka nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės historike. Mbrojtėsit e tezės nė shqyrtim duhej tė dokumentonin tė paktėn qė turqit i emėrtonin shqiptarėt e krishterė arnautė (=arbėneshė/arbėreshė), ndėrsa ata myslemanė i emėrtonin shqiptarė. Pėrndryshme, duhej pranuar qė kėtė dallim nė emėrtim ta kenė bėrė vetė shqiptarėt e dy feve tė ndryshme, ē’ka gjithashtu nuk ėshtė e saktė. Po t’u drejtohemi burimeve turke, del se ata kurdoherė shqiptarėt i kanė quajtur me emrin arnaut. Kėshtu p.sh. nė Fjalorin e Bardhit (1635) f.22, emri latin Epirote pėrkthehet: i arbėneshė, Turcicé Arnautlar. Dhe mund tė pohohet se nė dokumentet turke tė hershme apo tė vona nuk ėshtė bėrė ndonjė dallim i tillė nė emėrtimin e shqiptarėve myslemanė dhe tė krishterė, duke i quajtur tė parėt shqiptarė dhe tė dytėt tė arbėneshė/arbėreshė. Gjithashtu, nuk ka ndonjė tė dhėnė qė tė vėrtetojė se ky dallim emėrtimi ėshtė bėrė nga vetė shqiptarėt. Pėrkundrazi, pėrdorimi i kėtij emri, qoftė edhe njė herė tė vetme, tek Kuvendi i Arbėnit nuk e mbėshtet hipotezėn e mėsipėrme.

32. Nė tė vėrtetė, ēėshtja e zėvendėsimit tė etnonimit mė tė hershėm (i)arbėnesh/ (i) arbėresh me shqiptar ėshtė pasojė e pėrgjithėsimit tė ndajfoljes shqip nė vend tė ndajfoljes mė tė hershme arbėn-isht/arbėr-isht. E pėrgjithėsimi i ndajfoljes shqip ėshtė bėrė nė truallin shqiptar nga vetė shqiptarėt, pa dallim feje. Kėshtu, nuk duhet tė jetė rastėsi qė Buzuku nė tė vetmin rast, qė ėshtė dashur tė pėrdorė njė ndajfolje tė tillė, ka pėrdorur pikėrisht fjalėn shqip (shih § 27) dhe jo arbėnisht. Po kėshtu Budi, i cili pėrdor njė gjuhė mė popullore se shkrimtarėt e tjerė katolikė, nė veprat e tij qė kapin 1014 faqe, ka pėrdorur katėr herė fjalėn shqip (shih § 27) dhe asnjėherė arbėnisht. Nė kėto rrethana, lind vetiu pyetja nėse ndajfolja arbėnisht/arbėrisht ka qenė me tė vėrtetė nė pėrdorim tė zakonshėm nė masat popullore tė trevave veriore dhe jugore tė banuara nga ata qė flisnin gjuhėn e arbėneshė a arbėreshė. Mospėrdorimi i ndajfoljes arbėnisht tek Buzuku e sidomos tek Budi dhe te Kuvendi i Arbėnit duket sikur dėshmojnė qė kjo ndajfolje nuk do tė ketė qenė aq e pėrdorur nė ligjėrimin e pėrditshėm. E ky fakt, me sa duket, i ka dhėnė shkas pėrdorimit gjithnjė e mė tė dendur tė ndajfoljes shqip.

33. Me pėrdorimin gjithnjė e mė tė dendur tė ndajfoljes shqip ndėr tė gjithė shqiptarėt, pa dallim krahine dhe feje, erdh e u bė gjithnjė mė e ndjeshme kundėrvėnia midis kėsaj fjale dhe etnonimit i arbėnesh/ i arbėresh, me tė cilin mė parė e quanin veten ata qė flisnin shqip. Kjo kundėrvėnie binte ndesh me pėrdorimin e pėrgjithshėm tė emėrtimit tė popujve dhe tė gjuhėve a dialekteve pėrkatėse me fjalė tė sė njėjtės rrėnjė. P.sh tė krahasohen: grek-Greqi-greqisht, italian-Itali-italisht, turk-Turqi-turqisht, gjerman-Gjermani-gjermanisht, etj; toskė-Toskėri-toskėrisht, gegė-Gegni-gegnisht, lab-Labėri-labėrisht, ēam-Ēamėri-ēamėrisht, etj. Prandaj kundėrvėnia formale midis fjalėve shqip dhe Arbėn/Arbėr, (i) arbėnesh/arbėresh nuk mund tė vazhdonte pėrgjithmonė. Ajo njė ditė do tė zgjidhej me mėnjanimin e pashmangshėm ose tė fjalės shqip ose tė fjalėve Arbėn/Arbėr, etj. Nė rastin konkret, fjala shqip u tregua mė e gjallė duke mėnjanuar nga pėrdorimi mė parė fjalėn mė pak tė pėrdorur arbėnisht/arbėrisht. Nė kėtė mėnyrė u hap rruga edhe pėr mėnjanimin e shkallėshkallshėm tė fjalėve tė tjera tė sė njėjtės rrėnjė (Arbėn/Arbėr dhe i arbėnesh/ i arbėresh) nėpėrmjet krijimit tė fjalėve tė prejardhura shqip-tar dhe Shqip-ė-ni/Shqip-ė-ri. Gjithėsesi, duhet pranuar qė kjo ēėshtje ėshtė mė e ndėrlikuar nga sa mund tė duket nė njė vėshtrim tė parė dhe prandaj kėrkon hulumtime tė mėtejshme.

Botimet e pėrdorura

Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia; vol.I. Vindobonae 1913.
Blancus, Franciscus. Dictionarium Latino-Epiroticum. Romae 1635.
Bariē, Henrik. Hymje nė historinė e gjuhės shqipe. Prishtinė 1955.
Bogdani, Pjetėr. Cuneus Prophetarum, Patavii 1685.
Buda, Aleks. Rreth disa ēėshtjeve tė historisė sė popullit shqiptar, tė gjuhės e tė kulturės sė tij. Studime historike 1980/1.
Budi, Pjetėr. Dottrina Chtistiana. Roma 1918.
Budi, Pjetėr. Speculum confessionis. Roma 1621. Rituale Romanum. Roma 1621.
Ēabej, Eqrem, "Meshari" i Gjon Buzukut.I,II.Tiranė 1968.
Ēabej, Eqrem. Studime gjuhėsore. V. Prishtinė 1975.
Ēabej, Eqrem. Studime etimologjike nė fushė tė shqipes: vėllimi II. Tiranė 1976.
Dara, Gabriele. Kėnga e sprapsėme e Balės. Shqipėruar nga Shaban Demiraj: Tiranė 1994.
Demiraj, Shaban. Gramatikė historike e gjuhės shqipe. Tiranė 1986.
Demiraj, Shaban. Fonologjia historike e gjuhės shqipe. Tiranė 1996.
Domi, Mahir. Prapashtesa ilire dhe shqipe, pėrkime dhe paralelizma. "Studime filologjike" 1974/4.
Ducellier, Alain. L’Arbanon et les albanais au XI sičcle. Nė : Centre de Recherche d’Histoire et Civilisation Byzantines. 3 . Paris 1968.
Figlia, Nicolo. Il Codice Chieutino a cura di Matteo Mandalą. Comune di Mezzoiuso. 1995.
Fortino, I.C Giulio Variboba.La vita di Maria. Cosenza 1984.
Sami, Frashėri. Shkronjėtore e gjuhės shqip. Bukuresht 1886.
Phourike, P.A .Pothen to ethnikon Arvanites? Athinė 1931.
Georgiev, Vladimir. Vokalna sistema v razvoja na sllavianskite ezici. Sofia 1964.
Haebler, Claus. Grammatik der albanichen Mundart von Salamis. Wiesbaden 1965.
Hahn, Johann Georg von. Albanesische Studien.I. Jena 1854.
Hetzer, Armin. Wie ist Arnold von Harffs Wortverzeichnis (1496) zu lesen? Balkan-Archiv (Neue Folge1981/6)
Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė; vėll.I. Tiranė 1965.
Ismajli, Rexhep. Artikuj mbi gjuhėn shqipe. Prishtinė 1987.
Jireēek, Konstantin.Albanien in der Vergangenheit, Illyrisch-Albanische Forschungen.I. München-Leipzig 1916.
Kagan, D., Ozment, St., Turner. Fr. M. The Western Heritage New York 1987.
Krahe, Hans.Die alten balkan-illyrischen geographischen Namen. Heidelberg 1925.
Concilium Provintiale sive Nationale Albanum habitum.Anno MDCCIII. Romae 1705.
Luka, Kolė. Toponimia shqiptare nė kangėn e Rolandit lidhur me disa ngjarje tė vjetėve 1081-1085. Stud. Hist. 1967/2
Mayer, Antun. Die Sprache der alten Illyrier.B.II. Wien 1959.
Meyer, Gustav. Etimologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache. Strassburg 1891.
Meyer, Gustav. Albanesische Studien V. Wien 1896.
Mirēev, Kiril, Istoriēeska gramatika na bėlgarskija ezik. Sofia 1958.
Moskalskaja, O.I. Deutsche Sprachgeschichte. Leningrad 1969.Myderrizi: 1954- Myderrizi, Osman. Nezim Frakulla. "Buletin pėr Shkencat Shoqėrore" 1954/IV.
Emri i vjetėr kombėtar i Shqipėrisė nė tekstet e vjetra shqip me alfabet latin e arab, Studime historike 1965/1.
Rix, Helmut. Historische Grammatik des Griechischen. Darmastadt 1976.
Sedaj, Engjėll. Etnonimi arbėresh-shqiptar. Prishtinė 1996.
Shuteriqi, Dhimitėr. Shkrimet shqipe nė vitet 1332-1850. Tiranė 1965.
Thunmann, Johann. Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker. Leipzig 1774.
Xhufi, Pėllumb. Migrimet shqiptare nė Greqi nė shek. XIV. "Studime historike" 1991/3-4. Tiranė 1994.
Xhuvani, A., Ēabej, E. Prapashtesat e gjuhės shqipe. Tiranė 1962.
Zojzi, Rrok. Ndamja krahinore e popullit shqiptar. "Etnografia shqiptare". 1962/1.

Prof. Shaban Demiraj
--------------------------------------------------------------------------------------
Origjina e gjuhės shqipe
-Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe armenishten.

Origjina
Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t'u vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.

Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe
Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet “Formula e pagėzimit”, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi t'i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
“Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l'histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.
I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkėve”.
Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės greko-bizantine.
Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė arė fare e papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut”.
Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t'i njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e parė e letėrsisė shqiptare.
Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e krishterė....”, e botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr tė ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u arrit nė shekullin XX.

Dialektet e gjuhės shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).
Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.

Shqipja standarte
Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė proņes i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes Kombėtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetr”-it tė pare dhe shume shkrimeve tė tjera.
Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė panevojėshme, zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.
Nė vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėhere, shqipja ishte shkruar nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė qytetin e Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē, ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lire edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra alfabetit tė sotėm.
Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės letrare kombėtare (gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e gjuhės letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”. Ky projekt filloi tė zbatohet nė tė gjithė hapsiren shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e gjuhes letrare dhe tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr nga parimi “njė komb-njė gjuhė letrare”, vendosi qė projekti i ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njesimin e gjuhes letrare kombėtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.
Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e berė deri atėhere pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė, nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar”.
Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarte), mbėshtetej kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut.
Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, sic janė “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme ndėrtohet nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).
Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhė e veēantė indoevropiane.
Pėrhapja e gjuhės shqipe
Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit.
Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

Studimet pėr gjuhėn shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė huaj dhe shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane. Me tė u mor edhe njė filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė lashtė.
Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studjues tė tjerė, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte tė ndryshme tė leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G.Meyer do tė hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn historike, si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė shqipes.
Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė gjuhės shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatė Rilindjes Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nė vitin 1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi veprėn “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vėll.II “L'Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikėn e gjuhės shqipe” dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi “Shkronjėtoren e gjuhės shqipe”, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė “Fjalor tė gjuhės shqipe”, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė “Bashkimi”.
Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės kombėtare. Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandėr Xhuvani.
Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe” (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.
Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.
Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės, Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh, nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes sė sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhės shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė gjithė tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe”, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė shpejti nga shtypi.
Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e plota ėshtė “Gramatika e gjuhės shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.
Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysėmshekulli, kanė zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės dhe tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto fusha janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” nė 7 vėllime, nga E.Ēabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Ēabej); “Gramatika historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhėsia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.
Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė shkencore e arsimore nė vitet '30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto fusha pėr njė gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimni tė pasur shkencore.
Eqerem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė filologjisė sė teksteve tė vjetra.
Veprat themelore tė tij janė: “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes”, nė shtatė vėllime, I “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, II “Fonetikė historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarėt midis perėndimit dhe lindjes” (1944).
Ai ėshtė bashkėautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė sotme, siē janė: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa nė kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė, me titullin “Studime gjuhėsore”.
Me veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem Cabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj, vitalitetin e saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė.

Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė cilės ėshtė marrė veēanėrisht prof.Androkli Kostallari.
Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.
Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė, veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė: “Studime filologjike” (Tiranė); “Gjuha shqipe” (Prishtinė); “Studia albanica” (Tiranė); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsidrueshėm veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė kėtė fushė
Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e vendosur nė Itali, tė njohur si “Arbėresh”
Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
​ 0 | ​0 | Partager
Commenter

Plus d'informationsN'oublie pas que les propos injurieux, racistes, etc. sont interdits par les conditions générales d'utilisation de Skyrock et que tu peux źtre identifié par ton adresse internet (54.226.5.29) si quelqu'un porte plainte.

Connecte-toi

ou poster avec :

#Posté le mardi 31 aoūt 2004 13:43

Modifié le mardi 31 mai 2005 13:37

Histori e Kultur :Kujtime te Petro Markos per "Himaren". Motive nga Eposi i Himares Dr. Moikom Zeqo. Historia mijevjeēare e Himares Dr. Luan Malltezi

Ju rrefej Himaren time
(Kujtime te Petro Markos per Himaren dhe shkollat e saj)

Kur ka zgjedhje, e kujt eshte Himara

Himara eshte e Himares. Kjo parasegjithash duhet te jete ne kokat e te gjitheve, qe ne keto dite te nxehta zgjedhjesh, po e shfrytezojne problemin e saj per te derdhur lloj-lloj gjerash. As me shume e as me pak, po te shfletosh historine, do te mesosh se himariotet kane qene ata qe ia kane dale, si pakkush represionit turk. Mbase jane te vetmit, ne historine e gjalle ballkanase, qe do te meritonin emrin Epirote. Ata kane qene luftetaret, qe kane ndihmuar fqinjet greke ne Revolucionin e tyre. Sepse ate qe dinin ta benin me mire se te gjitha gjerat e tjera ishte pikerisht ajo: Lufta. Po vitet shkonin dhe himarjotet pane se atje ku shkonin per te shpetuar, apo atje ku dergonin thirrje per ndihme se cfare kishte bere kultura. Dhe, vendosen qe te kultivonin gjuhen shqipe, madje edhe ritet fetare t'i benin shqip. Packa, se shkollat shqipe, qe ata i mbajten me dashuri, u antemuan shume here nga fqinjet e tyre helene.
Fatkeqesisht, gjithmone pasi ftoheshin gjakrat: shqiptaret i harronin, ndersa greket i shfrytezonin. Kjo i beri ata, qe te mbeteshin gjithmone indiferente dhe syte t'i derdhnin nga deti. Fundja, kur i duhej qe te shpetonin: Iknin prej andej; me ate siguronin ushqimin; po me detin ishin dhe te pavarur.
Ne kete speciale te bazuar nga libri me kujtime i Petro Markos do te vije edhe njehere per publikun, ajo qe ka shkruar shkrimtari i madh per Himaren. Ndersa, ne nje shkrim te tij, te vitit 1962, do te sillet nje kujtese per shkollat e para shqipe te tyre.
Kaq mbase do te mjaftonte per te kuptuar se kush jane himarjotet ne te vertete dhe pse politikanet i shfrytezojne nga ana tjeter. Nuk kane kaluar shume kohe, qe kur Marko, i shkruan keto kujtime. Duket sikur eshte ende i gjalle, ashtu si jane dhe himarjotet e tij, qe permend. Himara eshte me shume se nje krahine e Shqiperise, ajo eshte nje krenari per te gjithe rajonin. Eshte krenaria e dinjitetit te mbrujtur me vetmohimin e vet dhe me mbijetesen e ashper. Ja pse greket kane qene kaq xheloze, pavaresisht marredhenieve te jashtezakonzhme me himarjotet. Dhe, ja pse edhe shqiptaret, jane aq te prekshem, kur kujtohen ata. Ndersa, ata pak veta, qe bertisnin me flamurin e fqinjit tone ne ditet e zgjedhjeve, do te mbeten per mbushjen e kronikave te medias dhe kalkulimeve te skuthave politike.
Ben Andoni

Shkolla Shqipe tre shekuj me pare

Nga Petro Marko*

Tani qe nisem te shkruajme vete historine tone, dalengadaledo do te cfletojme gjithe shekujt e kaluar, do t'u heqim pluhurin qe u kane hedhur ata, qe mohonin egzistencen e nje populli, qe ka care rrugen e tij me shpate ne dore dhe do ta nxjerrim ne shesh, me fakte, perpjekjet e panderprera te gjysherve dhe stergjysherve tane per ruajtjen e lirise se tyre, per ruajtjen e traditave dhe te gjuhes se tyre.
Une nuk jam historian, po, meqe ne te gjithe e kemi per detyre t'i ndihmojme historise sone, me rastin e pesedhjete vjetorit te Pavaresise sone, do te them disa fjale per SHKOLLAT E PARA SHQIPE NE HIMARE.
Dua te shtoj se Himare, para disa shekujsh, sidomos pas vdekjes se Skenderbeut, quhej gjithe krahina e Laberise se sotme, domethene duke nisur nga Radhima, ne Lekel e ne Butrinto. Dhe, sic, dihet nga historia, ajo krahine qe nder zonat qe i rezistoi turkut shekuj me rradhe. Aty sulltanet kane thyer koken e tyre, aty gjeten strehe shume nga shqiptaret, qe nuk duruan dot zgjedhen turke. Dhe, pasi aty, vendi ishte i varfer dhe nuk mund te mbante nje popullate te madhe, qe c'perngulej nga te kater anet e Atdheut tone, e vecanerisht nga veriu, andej iknin per ne Itali e vendoseshin ne tokat e mbretit te Napolonit, me te cilin Himariotet qysh nga Gjon Kastrioti kishin aleance.
Po nuk ishin vetem te pushkes, banoret e Himares. Ata ishin dhe te penes. Dhe sipas dokumentave qe do te paraqesim shkurtimisht ketu, do te shohim se ne fshatrat e Himares jane celur shkolla shqipe para tre shekujsh.
Gjate viteve tridhjete, revistat "STUDI ORIENTALI"; "STUDI ALBANESI", dhe vecanerisht Nilo Borxha, kane nxjerre nga arshivat e Vatikanit dokumenta te rendesishme per Himaren, sidomos per shekujt XVI, XVII, XVIII.
Po c'jane keto dokumenta? Jane relacionet dhe letrat e misionareve baziliane ne Shqiperi. Keta misionare baziliane, shumica arbereshe ose me kombesi te tjera, po qe dinin shqipen, me shume per interesa politike se sa fetare, erdhen ne Himare. Them politike, se aso kohe Himara, ishte ne lufte te perhershme me Turqine dhe kerkonte ndihma ngadoqe te mundte, per te luftuar shkelesin qe kercenonte edhe Italine dhe Evropen. Bezdisja qe u jipte Himara turqve, ishte patjeter nje pengese per ndermarrje te medha pertej kanalit te Otrantos. Prandaj shohim kreret e Himares t'i drejtohen mbretit te Napolit, Papes se Romes, Spanjes, Polonise, Rusise per ndihme materiale dhe jo bekime apostolike e lavderime.
Duke pare kete gjendje ne Himare, Papa dergoi misionaret unike qe meshonin me ritin ortodoks.
Nga te paret, qe erdhi ne fshatrat e Himares, ishte njefare Neofat Rodino. Ky ndenji aty pak a shume nga viti 1630-1642. Himariotet i kerkuan te celte shkolla per te mesuar femijet e tyre. Per kete shkruan Nino Borxha fragmente nga relacionet e misionareve: "Sa per popullin e tij te dashur, ishte e kollajshme qe te kujtohej kurdohere ky prift i mire, nga librat qe ky i shkruante edhe i botonte me te hollat e tij dhe i shperndante falas..." Kjo do te thote se ky ne shkolle kishte pregatitur njerez qe i kendonin librat e tij. Nje nga nxenesit e tij, qe me vone u be prift, ishte papa Dhimitri nga Dhermiu (gjilek)... "Nga nxenesit e mi,- thote Neofi Rodino, - eshte nje me emerin Dhimiter, nga Dhermiu, i cili e njeh fare mire dhe ne menyre elegante gjuhen shqipe, pasi eshte i atij kombi dhe katolik i vertete". Me ndihmen e tij ai perktheu shqip katekizmin , po, sic duket, nuk u botua, se nga Roma u pergjegjen "Doktrina Kristiane eshte perkthyer dhe botuar shqip.." (nga Pjeter Budi).
Ne nje leter Neofit Rodino, midis te tjerave thote "Jam kurdohere midis malesoreve te mi te dashur gjithnje i zene per t'i evangjelizuar dhe per te mesuar femijet e tyre....".
Sipas Rodotas, Rodinoja "ka qene i pari mesonjes dhe drejtonjesi i misionit ne kete krahine ,,,. Keto banore nuk shkonin ne meshe, nuk dinin as formulen e pagezimit...shkonte fshat me fshat, punonte e lodhej shume, e vecanerisht me punen e perditshme te shkolles...".
Pas Neofit Rodinos, punoi ne shkolla edhe Kostantin Onofrio, "Dergoi ne Palase doctor Krisafiden per te celur shkolle ne shtepine e kapedan Lekes, mik i at Onofrios, qe ishte ne Dhermi, ku jipte mesim ne shkollen e atyshme. Ne Dhermi at Onofrio shkollen e mbronte me anen e kavalier Ninas. Ketu mirrte pjese nje numer i madh i rinise..."
Kurse misionari Stanilas, shkruan ne relacionin e tij per shkollen e Dhermiut... "Ketu u themelua nje shkolle e Vertete Misonare nga Kostandin Onofrio...dhe kjo shkolle ka dhene frutet e saj te para. Kur iku Onofrio, duallne nende prifterinj te rinj, ndryshe nga te tjeret, qe mezi shkruanin e lexonin..."
Me vone ne Dhermi arriti De Kamilis Xhovani, qe jipte mesim ne shkolle ku mirrte pjese nje numer i madh nxenesish...Ky i shkruante leter Kolegjit e midis te tjerave thoshte: "Himarjotet me kane shkruar lutje e me shume kercenime, qe te shkoje tek ata per te dhene mesime ne shkolle, por une do te qendroj ketu ne Dhermi..." Me vone, "De Kamilis edhe ne Himare dh a mesim ne shkolle.. "edhe si mesonjes kishte nje reputacion te madh andej vinin nxenes nga Saranda, Lukova, Nivica, Piqerasi, Kudhesi e te tjere.." "Edhe une u mesoja nxenesve te mi letra (gramatike)..." - thote vete ne relacion De Kamilis.
Edhe imzot Stanilas ka dhene mesime ne shkollen e Dhermiut. Po ky, u luftua ashper si dhe De Kamilis nga peshkopi ortodoks, i cili kur shkoi ne Dhermi dhe pa femijet te shkonin ne shkolle e te mesonin, i mallkoi. Po pse i mallkoi? Pse dhespoti i Janines ose i Delvines qe vareshin nga Fanari, mallkoi shkollat e atjeshme? Sepse ata mesonin shqip. Se librat qe lexonin, ishin shqip dhe jo greqisht, sic ishin librat e Patriarkanes, qe i sherbente verberisht sulltanit. Sepse librat e Rodines ose dhe Nilo Katalanos, sic do ta shohim me poshte, ishin shqip se flisnin fshatrat e Himares. Po te ishin greqisht, ata do te lexonin librat e Fanarit, po sic e thane edhe misionaret, fshataret kishin harruar edhe formulen e pagezimit, qe do te thote se ata nuk dinin te lexonin librat e Patriarkanes, qe ishin greqisht, se s'kishin bere shkolle.
E misionaret baziliane, nuk bene punen e Patrarkanes t'u mesonin nxenesve greqisht per te lexuar librat fetare te Fanarit! E pame qe katekizmi i Papa Dhimitrit "nuk u botua, mbase ishte botuar ai i Pjeter Budit". Dhe, per te lexuar nxenesit librin e Pjeter Budit, patjeter u duhej te te mesonin shkollen shqip.
Po dokumenti me i sakte, qe verteton se ne ate shkolle mesohej vetem gjuha shqipe, eshte puna e madhe e Nilo Katalanit.. Ne kohen e tij, ne Dhermi, shkolla ishte zgjeruar shume. Aty vinin nxenes nga Dukati, Terbaci, etj.
"Gramatiken shqipe Nilo Ktalanua e beri per 80 nxenesit e tij te shkolles se Dhermiut". Ate perdorte per mesim. Ky beri edhe nje fjalor shqip-italisht...Sipas Zef Skirioit, kjo gramatike dhe ky fjalor gjenden ne duart e Skirojve.Ne kohen e Nilo Katalanos, qe vdiq atje ne dhe varrin e ka ne Shen Thanas te Dhermiut, Patriarkana e ndezi me shume luften kunder shkollave shqipe. Dhespoti i Janines, qe shkonte rralle ne fshatrat e Himares, mallkonte dhe cpifte kunder atyre qe ndiqnin shkollat shqipe. Kjo lufte pershkruhet shume ne relacionet e bazilaneve.
Me vone misionari Zef Skiroi, midis te tjerave shkruante..."nderhyrja e misionareve midis ketyre njerezve kryelarte, qe i duan dhe i nderojne, ne kundershtim me ortodokset (greket) qe i luftojne, ka rendesi...Se atyre u intereson per te patur mesonjes, qe i mesojne femijet e tyre falas..katekizmin dhe gramatiken...".
Ne letrat e vete himarioteve, qe u benin misionareve edhe vete Papes, i luteshin qe "Pervec ndihmave materiale, sidomos ne arme, duhej t'u dergonte edhe njerez me shkollat e tyre te celura dhe per tu mesuar femijeve te tyre dijeni dhe kulture.."
Kam shkruar dhe kam pare varrin e Nilo Katalanos qe eshte Brenda ne Ajovime te Shen Thanasit, nje kishe e vogel nja pesedhjete metra nga shtepia ku kam lindur....Akoma e mbajne ne goje, brez pas brezi emerin e Papa Dhimitrit, sterniperit e tij ne Gjilek. Gogua me tha kete vere: "Ne kishin ne karselle nje ungjill te motcem shqip...dhe disa shkrime te tjera shqipe, qe i ruanin brez pas brezi si gjera te shenjta, po ne luften italo-greke, kur u cperngulem, nuk i muarrme me vete...Kur u kthyem, nuk i gjetem. i kishin marre italianet..."
Me keto pak gjera, del se si para tre shekujsh ne Dhermi dhe ne gjithe fshatrat e Himares (Himare, Vuno, Palase) kishte shkolla shqipe. Stergjysherit tane luftonin me pushke ne dore duke mbrojtur lirine dhe nderin e tyre, po ishin dhe ne lufte per shkollat shqipe, per te mesuar shkrim e kendim, per te levruar gjuhen stergjysherore, gjuhen trime. Qysha atehere, Patriku i Stambollit, me anen e dhespotit te Janines mallkonte dhe ckisheronte gjithe ata qe mesonin ne shkollat shqipe, aq sa nje nga misionaret shkruan midis te tjerave:" Kur erdhi Dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga Onofrio, iu versul dhe e kapi nga mjekrra brenda ne kishe..."
Vetekuptohet egersia e agjenteve te Fanarit, qe s'lane gje pa bere per te c'kombetarizuar krahinen heroike te Shqiperise, Himaren e Laberine.
Me rastin e pesedhjete vjetorit te pavaresise sone, ne perkujtojme me mburrje treqindvjetorin e celjes se shkollave te para shqipe ne Himare.

2001-2004 Shqiperia.com
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------

MOTIVE NGA EPOSI I CUDITSHEM I HIMARES DR MOIKOM ZEQO

Shkrimi qe botova pra disa kohesh ne faqet e gazetes "Koha Jone" per Himaren pati nje jehone te madhe; me dhjetra qene njerezit qe me telefonuan dhe me shkruan letra qe nga Athina, Zvicra dhe Amerika. Nder keto letra dua te permend ate te zonjes se nderuar, dijetares se shquar shqiptare Safete Sofie Juka, qe ma dergoi nga New Janko Pali Janko Pali Yorku. Nuk duhet te me keqkuptoje askush pse une po e bej publik kete fakt te interesimit, sepse ne thelb kjo gje nuk lidhet me mua vete, por lidhet me Himaren dhe motivet e cuditeshme te Eposit te saj Magjik. Guxoj te them se ekziston nje epos i lashte dhe i ri i Himares, perfaqesuar nga legjendat dhe mitet, nga kenget popullore te pashtershme, nga heraldika folklorike e gjuhes shqipe, qe perfaqeson mrekullisht shpirtin shqiptar, te paepur ne te gjithe shekujt. Per mua si njeri i letrave eshte i neveritshem cdo lloj nacionalizmi romantik i semure. Ne epoken globale te hapjes se kufijve e te respektimit te te drejtave njerezore ne te gjitha pikepamjet cdo proces konservativ dhe dogmatik do te ishte me nje kahje perjashtuese, ku ne te vertete realiteti ka nje karakter ekumenik te bashkejetesave te ndersjellta te njerezve te ndryshem, madje qe flasin edhe gjuhe te ndryshme, qofte edhe ne zonen e Himares. Por mungesa e diturise, mungesa e leximit te historise ne te gjithe pasurine e saj te skajshme dhe te pamohueshme, do te ish ne te vertete jo vetem thjesht nje prove demoniake e injorances, por nuk do t'i sherbente aspak te ardhmes, e cila nuk eshte vetem nje nocion politik dhe ekonomik, por gjithnje e me shume nje nocion kulturor. Pa kete nocion kulturor nuk do te kishte kuptim asgje. Nuk do ta kisha te veshtire qe te shkruaja nje liber per Himaren pikerisht si nje monument ekumenik, emancipues dhe dliresues per te gjithe pa perjashtim. Cdo grindje arkaike, cdo fundementalizem fetar, cdo keqkuptim i politizuar do te na bente nje dem te pallogaritshem dhe do te ishte nje shembull keqndjelles sipas nje fryme te Nemesis, qe i ka syte e mbyllura dhe nuk di te dalloje te verteten nga genjeshtra, humanzimin planetar por dhe allkanik nga nacionalizmat e vjeteruar, kelthites dhe te gjemshem ballkanike. Eposi i Himares nis me vete jeten njerezore ne Himare. Mrekullite natyrore te Himares kane perbere statusin e nje mjedisi te pashembullt ndoshta ne krejt brigjet ballkanike te Adriatikut dhe te Jonit. Shume te verteta jane te fshehura dhe jane pjese e kancelarive te botes, kryesisht te bregut italik, por edhe te spanjolleve dhe anzhuineve te Evropes Perendimore per Himaren. Keto dokumente mbushin biblioteka te tera. Por pertej kureshtise dhe studimit te specialisteve te thuget, te gjitheve u intereson nje njohje sa me e sakte e se kaluares, pa te cilen do te kishim nje te tashme te vajtueshme, apo dhe nje te ardhme fataliste ngjyre gri. Nese politika shqiptare do te ktheje syte drejt Himares atehere ceshtja e shpopullimit te kesaj kryevepre natyrore, te ikjes se banoreve ne emigracion neper bote, do te ishte kushti i pare ekzistencial i nje ringjalljeje. Nje projekt vizionar strukturuar per Himaren, do ta kthente ate te pakten ne nje purgator turistik, per te mos perdorur fjalen apologjike parajse. Ne kete kuptim populli i Himares dot te kish nje kontakt te ri te shumfishte me tere qytetaret e botes, stinet do te kishin karakterin e festave te vecanta dhe masive te Diellit, te ullinjve dhe detit, te polifonise piluriote, e cila mbase eshte ftillezuar nga kohet babilonike, polifoni qe tek popuj te tjere, pothuaj ka vdekur, kurse ne Himare ka nje karakter shperthyes, te brendshem, te pertejkohshem, te kapercimit te hapesirave dhe marrezive idioteske te politikave te paemancipuara. Himara mund te konsiderohet si vendi tipologjik kunder ksenofobise. Eshte e habitshme qe keto vitet e fundit kane mundur te depertojne ide ksenofobiste te huaja ne Himare. Ky ksenofobizem e mbyll karakterin e hapur te Himares. Plotfuqishmeria e Himares eshte ne karakterin e saj te hapur. Ksenofobizmi ka nje karakter primitiv qe nuk i takon absolutisht te ardhmes. Karakteri i hapur i Himares perkon me konceptet e reja te globalizmit boteror, kurse ksenofobizmi ballkanik ka kahjen e nje te kaluare te erret. Himara nuk eshte e hapur vetem per Jugun, nuk eshte e hapur vetem per Veriun, por Himara eshte e hapur siodmos per Evropen Perendimore, me brigjet italike, pa perjashtuar edhe Lindjen. Ne shume pikepamje karakteri i hapur i Himares, te kujton tipologjine e ishujve dhe bregdetit dalmatin, kryesisht te Kroacise. Himara dhe brigjet dalmate kane te perbashket detin dhe kryesisht lidhjet me Italine, historikisht dhe kulturalisht me Venedikun. Nje tipologji nderlidhese e brigjeve dalmatine dhe Himares prej shume shekujsh e ka ftillesen ne raportet shekullore te bregdetit shqiptar me Venedikun ne antikitet, por sidomos ne mesjete. Kjo duket ne stilin e shtepive te ashtuquajtura dalmato venedikase, ne rikonstruktimet e keshtjellave si dhe ne reliefet ne luanin e Shen Markut, qe eshte emblema venedikase ne te gjithe koherat. Por kjo karakteristike venedikase e krijuar historikisht nuk e ka mohuar por e ka perforcuar identitetin e shqiptareve te Himares dhe ka qene nje nga format hapese me te plleshme dhe me te shumanshme te Himares ne Evropen Perendimore. Pa mohuar dhe dimensionin kulturor grek te nderthurrjeve mesjetare, kryesisht ne lidhje me ishullin e madh te Korfuzit, i cili deri ne kohen e Napolon Bonapartit ishte pjese perberese e Republikes se Venedikut. Qe Napoloni, i cili shenoi vdekjen e Republikes se Venedikut si nje entitet e vetvete. Pra ndikimet venedikase tek shqiptaret e Himares qene gati te njejta ne nje kuptim edhe te greket e Korfuzit. Venediku me lidhjet e tij te kryehershme me Kostandinopojen ka qene nje qender shumeetnike, globale, tejet e hapur, ku ka qelluar edhe riti i kishes lindore ortodokse madje dhe i botimeve te ungjijve ne greqisht, apo dhe i veprave hagjeografike per shenjtoret shqiptare, te porositura per shembull nga tregtaret e qytetit te Elbasanit dhe te shtypura tipografikisht ne Venedik. Kjo qe thashe ka lidhje edhe me artin afreskor dhe ikonografik. Kjo ka lidhje me nje teme te jashtezakonshme te historise se artit, qe lidhet me te ashtuquajturen shkolle ikonografike "kreto-venedikase".Une jam marre nje jete te tere me ikonografne shqiptare dhe kam botuar libra shkencore per Onufrin, gjeniun e shekullit XVI dhe per ikonografe te tjere shqiptare. Mund te them qe ndikimi ikonografik i shkolles kreto- venedikase ka qene me i vone ne Shqiperi dhe jo aq shume zoterues. Kurse shkolla shqiptare e ikonografise, ka qene e madherishme dhe e vecante. Por une nuk dua te bej ndarje me thike, sepse nuk ka kufij te mbyllur ne qarkullimin e kulturave. Ashtu si ikonografia ka me teper karakter ekumenik dhe jo etnik, ashtu mund te them se dhe ritet e kishes perendimore dhe lindore nuk mund te kene boshllek dhe humnera te frikshme, ose te pakapercyeshme. Por nuk eshte shkencore qe ne emer te kishes te behen percaktime etnike. Ortodoksizmi nuk i perket vetem grekerve, por edhe shqiptareve, edhe sllaveve, edhe italianeve, madje ky ndikim mund te arrije deri ne Indi dhe ne Amerike. Ortodoksizmi nuk ka qene pasaporte etnike per te gjitha keto vende dhe popuj sepse fete ne thelb ne thelb nuk jane etnike por nderetnike. Ngaterrimi i qellimshem i ketyre koncepteve eshte nje marrezi dhe cdo marrezi eshte e pakuptimte dhe pa perspektive. * * * Duke rilexuar nje veper memorialistike te Jul Cezarit, te quajtur "De Bello Civili" (Lufta Civile) ne librin e trete, kapitulli VI Cezari flet shkurtimisht per zbritjen e trupave te tij ndane brigjeve Palaeste, qe identifikohet me Palasen e Himares ne vitin 48 para eres sone dhe permend ne kete rast fisin e germineve. Eshte e merite e dekanit te arkeologjise shqiptare, te ndjerit Hasan Ceka, i cili qe me 1965 ka botuar nje studim per kete subjekt. Sipas Cekes emri i germineve lidhet me toponimin e fshatit Dhermi, i cili ne kohen e Cezarit quhej Germini. Ky fis i Kaonise ilire ka qene ne kete zone ne shekuj. Sipas Cekes zbulimet e shkruara historike permendin 14 fise te Kaonise. Me deshmine e Jul Cezarit u shtohet keshtu edhe nje fis me shume, pra fisi i 15. Gjithashtu eshte Hasan Ceka, i cili ne nje studim te tij, te botuar qe me 1952, duke u marre me toponimet ne latinisht ne librin e Marin Barletit, te botuar me 1508 per Gjergj Kastriot Skenderbeun, ndalet sidomos ne toponimin Cimere, qe lidhet me Himaren. Ne kohen e botimit te librit te Barletit, pra ne shek.XVI, mesojme nga vete teksti i Barletit se shqiptaret e Himares mbas vdekjes se Skenderbeut, te mbrojtur nga natyra malore e vendit nuk i jane neshtruar pushtuesve turq. Barleti deshmon se himariotet "kane kerkuar ndihmen e spanjolleve te Apulias ne Itali, kane mbi vete nje prijes dhe dallohen per nje jete qytetare". Po ne librin e Barletit permendet dhe toponimi Ulixee, nje krahine e papercaktuar mire, qe permendet bashke me Himar-n, ndoshta si pasoje e mitit te Uliksit, pra te Odiseut, qe duhet te kete shtegtuar dhe te kete ndalur mbas luftes se Trojes, pikerisht ne afersi te Himares. Keto te dhena te Barletit u kane shpetuar vemendjes se studjuesve, por latinet thone: "scripta manent", d.m.th. "e shkruara mbetet". * * * Kam disa kohe qe lexoj dhe rilexoj veprat e nje dijetari te mrekullueshem, qe ka vdekur ne Himare me 3 qershor me 1694. Eshte fjala per Nil Katalanin (italisht : Nilo Catalano). Nil Katalani ka qene italian. Ka lindur me 1637 ne fshatin e Sicilise, te quajtur Terra Di Massa. Ne moshen 22 vjecare veshi petkun e murgut bazilian ne manastirin e famshem te Grotaferrates afer Romes. Ne kete manastir ne shekuj meshonin arbereshe. Me 1995 une e kam vizituar manastirin e vjecare veshi petkun e murgut bazialin ne manastirin e famshem te Grotaferrates e kam takuar gjithashtu prifterinj arbereshe si dhe dy studente shqiptare nga Vlora, qe kishin ardhur ketu. Ne moshen 22 vjecare veshi petkun e murgut bazilian ne manastirin e famshem te Grotaferrata. Me vone Katalani u derguar ne manastirin bazilian te fshatit Munxifci, ku jetonin arbereshe si lektor dhe mesues i rishtarise, por dhe vikar i abatit. Ketu ky italian i Sicilise u natyralizua mrekullisht me gjuhen shqipe. Librat e Bogdanit, Budit dhe te Bardhit, krijuan nje magji te pashtershme mbi personalitetin e tij. Ne moshen 48 vjec Katalani u rikthye perseri ne manastirin e rinise. Ai nisi te shkruaje gjuhen shqipe me alfabetin tone te vjeter te Veriut, alfabet i tipit latin, i ftillezuar qe nga Gjon Buzuku me 1555. Para vitit 1677 ai dergohet nga Propoganda Fide ne brigjet e Shqiperise dhe konkretisht ne Himare. Aftesite e tij te medha gjuhesore, karakteri i tij erudit e bene Katalanin drejtuesin e misionit bazilian ne Himare. Ai i dashuroi si askush shqiptaret dhe gjuhen shqipe. Qe vete Papa i Romes, qe morri vendimin per ta cuar Katalanin ne Shqiperi dhe madje e emeroi si Kryepeshkop te Durresit me 4 janar 1693 ne Kolegjin e Propagandes ne Rome. Ne ceremonine solemne, morri pjese dhe nje nga kardinalet me te medhenj te kohes, i quajtur Barbarigo i Ri. Keshtu Katalani nisi misionin e tij te pavdkshem ne Himare. Kishte me vehte nje shqiptar, te quajtur Filothe Zasi, 16 vjet me te ri se veten. U nisen me anije nga Lece ne Himare. Katalani u vendos ne Dhermi "vend i shendetshem dhe plot ujera" sic shkruhet ne relacion. Pervec Zasit shqiptar ate e shoqeronte dhe nje italian nga Friuli afer Venedikut, i quajtur Lorenc Mariotti. Qe te tre nisen te predikonin ne fshatrat e bregdetit, pastaj ne Dukat, ne Shen Vasil, ne Nivice, ne Terbac, ne Kuc, ne Zhulat, qe benin pjese ne krahinen e quajtur te Himares, e cila ne kete lak kohor permblidhte tere Laberine, me gjithsej 40 qendra te banuara, sic del ne dokumentet e shkruara te shekujve XI - XVII. Predikimi i ketij misioni te cuditshem behej ne gjuhen shqipe. Ai shkroi libra dhe manuale ne shqip. Ai sa zbriti ne Dhermi "krijoi shkollen e te rinjve dhe te femijeve duke i mesuar te gjitheve ne shqip Doktrinen e Krishtere". Dhermiu me 1694 kishte 1850 shtepi. Shkolla shqip e Katalanit kishte 80 nxenes, gje shume e madhe per kohen. Shkolla e Dhermiut kish nxenes nga Dukati dhe Terbaci, madje kishin ardhur nxenes per te mesuar shqipen edhe nga Vithkuqi, prane Korces, 5 dite udhe larg. Pervec shkrimeve biblike, nx`nesit mesonin edhe arithmetiken dhe disa shkenca te tjera. Shkolle u ngrit edhe ne Himare, drejtuar nga shqiptari Filothe Zasi, por turqit e demtuan egersisht ne nentor 1694. Himara ne ate kohe kishte 1430 fryme. Katalani predikoi shqip edhe ne fshatin e Pilurit me 500 banore dhe ne fshatin Vuno me 600 banore. Ne Vuno Katalani u semur per vdekje. Paria shqiptare e Himares e mbronte Katalanin nga sulmet e peshkopeve greke te Janines. Kjo pari kish interes te ruante miqesine me italianet e viseve te Pulias pertej detit dhe donte ta kishte mire me Vatikanin. Eshte per tu habitur por edhe shqiptaret myslimane te kesaj krahine ishin te afruar ngushte rreth misionareve baziliane. Lorenci i shkuan Propogandes ne Rome se Nil Katalanin e semure vendosen ta dergonin ne Korfuz per mjekim. I hipen varkes ne Porto Palermo, por jo larg, i semuri vdiq ne duart e Zasit, pra qene te detyruar ta kthenin ne Dhermi dhe naten ta kalonin ne plazh. Ishte 3 qershor 1694. Nje dite me vone u ngjiten ne fshat, ku edhe e varrosen. Me 18 qershor 1694 pleqte e Himares i shkruanin Romes per kete fatkeqesi. Ne kete leter thuhet Katalani u semur ne Vuno me 17 maj dhe vdiq me 3 qershor. U varros ne kishen e Shen Thanasit brenda Sancta Sanctorum. Mesuesi, sic e quanin pleqte e Himares u varros me tere veshjet peshkopale dhe u bene tere shpenzimet per pershpirtjen d.m.th me grure te zier dhe vere, qe u shpernda si dhe ne mosha te tjera sipas zakonit te vendit, ashtu sic i perkiste nje bariu te tille shpirteror. Letra dergohet nga Dhermiu. Midis atyre qe kane nenkruar eshte dhe protonoteri apostolik Zaharia Dimuci nga Himara, Dhimitri, protopape i Dhermiut si dhe Kristofor Nina po nga Dhermiu, i dekoruar si kavalier nga Papa dhe kolonel i Venedikut. Dokumenti ruhet ne Arkivin e Propogandes dhe eshte botuar per te paren here nga Nil Borgia. Nje studjues arberesh i shek.XVIII Pjeter Pompili Radotta, ne nje liber te tij historik me tre vellime flet dhe per nje portret ne pikture te Katalanit te vitit 1693, qe ka ne fund nje "elogio" ne latinisht. Nil Katalani eshte nje figure e madhe e kultures. Ai ka lene vepra gjuhesore te nje rendesie te vecante. Me 1831 Krispi shkruan se ne Biblioteken e Seminarit Shqiptar te Palermos gjenden ne doreshkrim Fjalori shqip-italisht si dhe italisht-shqip si dhe nje Sprove gramatikore me autor Nil Katalanin. Ne doreshkrimet e Katalanit Skiroi me 1918 permend edhe doreshkrimin e dy poezive me 8 vargje nga italishtja dhe doreshkrimin e kenges popullore shqiptare mbi Pal Golemin. Katalani eshte i pari nga folkloristet, qe ka mbledhur kenegn e Pal Golemit, nga me te famshmet ne folklorin shqiptar. Dhimiter Shuteriqi, por edhe Jup Kastrati i kane studjuar doreshkrimet e Katalanit dhe i kane vleresuar shume lart. Keta e tregojne Katalanin si nje dijetar te nje formati te madh. Studjuesi arberesh Nil Borgia ka thene se Katalani i hartonte vete librat ne shqip, i botonte dhe i shperndante falas. Nje nxenes i njohur i Katalanit, qe dhe Dhimiter Gjileku nga Dhermiu, qe sipas Neofit Radines, e shkruante ne menyre elegante gjuhen shqipe sepse ishte shqiptar. Ky Dhimiter e perktheu ne shqip Katekizmin. Ne shkollat shqipe te Himares ka punuar dhe nje Kostandin Onufri, i cili dergoi ne Palase Dr.Krisafidin, qe celi shkollen shqipe ne shtepine e Kapedan Lekes. Ne Dhermi kjo shkolle mbrohej nga ana e Kavalier Ninos. Me vone permendet ne Dhermi Kamil Xhovani, i cili dha mesim ne Dhermi, Himare etj. Por keta misionarete gjuhes shqipe u pane me sy te keq nga peshkopi grek i Janines, qe varej nga Fanari, i cili i mallkoi shkollat shqipe. Te dhenat historike tregojnese per tre shekuj ne fshatrat e Himares kishte shkolla shqipe. Keto shkolla qene te njekoheshme me ato, qe u hapen ne Shqiperine Veriore nga Bogdani dhe Budi dhe misionare te tjere katolike. Keshtu qe pas vdekjes se Skenderbeut dy jane qene qendrat koncentrike, ku mesohej gjuha shqipe ne formen e nje institucioni arsimor : Veriu i Shqiperise dhe Himara, shume shekuj me pare se sa te celej shkolla shqipe ne Korce, per te cilen mrekullisht kendoi Naim Frasheri. Himara si nje qender kryesore e arsimit shqip i ka bere keshtu nje nder kolosal arsimit shqip dhe kombit shqiptar. Perse te mos ngrihet ne Himare Muzeu Kombetar i arsimit shqip, qe perfshin gati tre shekuj gjate sundimit te urryer otoman? Duhen harruar shkollat shqipe te Himares per arsye te injorances se sotme? Ne revistat autoritative "Studi Orientali" dhe "Studi Albanesi", nje dijetar si Nil Borgia ka botuar dokumente te nxjerra nga arkivat e Vatikait shume te rendesishme per Himaren, qe perfshijne shekujt XII- XVIII. Por shkollat shqipe jane perndjekur egersisht dhe mallkuar, qofte nga Patriarkana e Stambollit, qofte nga dhespoti i Janines. Nje histori e nxjerre nga dokumentet e jep akademiku Dhimiter Shuteriqi "kur erdhi dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga prifti Kostandin Onufri, ju versul dhe e kapi nga mjekra brenda ne kishe te Dhermiut". Kjo e vertete historike duhet mohuar? Nese nje italian si Nil Katalani u be nje misionar dhe dijetar i shqipes, mos valle ne duhet ta perdhosim varrin e tij ne kishen e Shen Thanasit ne Dhermi? A nuk eshte ky varr nje monument i jashtezakonshem? A nuk duhet nderuar pafundesisht? Mos valle duhet te sillemi si ksenofobe ndaj ketij italiani, i cili qe me i qyteteruar dhe me humanist se sa shume njerez, qe jetojne sot? * * * Miku im, dijetari mesjetarolog, i ndjeri Theofan Popa gjithe jeten ja kushtoi nje vepre te tij me rendesi epokale. Ai mblodhi tere mbishkrimet e kishave te Shqiperise duke i pajisur me shenime historike e shkencore. Theofan Popa ka meriten e padiskutueshme te mbledhjes se mbishkrimeve kishtare dhe ne zonen Himare-Delvine. Cfare mesojme nga keto mbishkrime? Nje pllake ne murin verilindor te kishes se shen Sergit dhe Bakut ne Himare mban vitin 786, pra i perket shek.VIII. Nje mbishkrim ne manastirin e lindjes se Shen Merise ne Dhermi flet per nje lutje ndaj Perendise, nga nje i quajtur Guzi ne emer te gruas dhe femijeve te tij me 1756. Ne kishen e Shen Thanasit ne Dhermi eshte nje mbishkrim i vitit 1671 ku permenden emrat e banoreve : Deda, Nikolle Leka, Dhimo Theodori, Nikolle Deda dhe bijve te tyre Gjini dhe Kokali. Duket qarte se keta jane emra shqiptaresh. Nje tjeter mbishkrim i vitit 1751 permend emrat e prifterinjve Ilia Leka nga Dhermiu dhe Anton Stara Gjika, qe kane qene ne kishen e Ipandise ne Himare. Ne kembanen e kishes se Shen Thanasit ne Piqerras, eshte dhe nje mbishkrim ku thuhet "Dhurate me shpenzimet e kryeqindesit, kapedan Dhimiter Gjikes, bere ne Napoli me 1763. Ne kishen e Shen Spiridonit ne Vuno te Himares me 1873 pikturon nje lutje nje grua e quajtur Lule Dhima. Vetem grate shqiptare deri me sot ne bote jane quajtur Lule. Ne Manastirin e Shen Merise mbi Athali te Himares me 1795 eshte bere ne afresk nje poezi e cuditeshme, ku flitet per varrin e Aleksandrit te Madh te Maqedonise. Kjo poezi eshte ne greqisht dhe une e kam botuar nje here tjeter te botuar ne shqip, por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe jo rastesisht sillet ne kujtese nga ana e banoreve te Himares, figura e Aleksandrit te Madh te Maqedonise. Ne nje gur te murosur ne porten jugore te kishes ne Qiparo te Himares eshte gdhendur "1796 Usta Koti". Eshte emri i kryemjeshtrit, qe e ndertoi kishen dhe viti i ndertimit. Ne nje ikone ne Qeparo te Himares eshte nje mbishkrim i vitit 1798, i nje te quajturi Gjike Pasi. Por ajo me e cuditeshmja dhe me e befasishmja eshte nje ngjarje e perjetesuar ne mbishkrimin e nje kembane ne kete zone. Mbishkrimi ne greqisht i kembanes thote : "Ne kujtim te ushtareve vullnetare shqiptare (stratioton alvaniton- ne origjinal, shenimi im M.Z), te Mbretit te dy Sicilive, qe rane ne beteje nga katundi Lukove, Muzine, me 1813, bere prej meje Raponci". Ky mbishkrim i shkruar me germa te perziera latine dhe greke dokumenton faktin historik te njohur per repartet e Himares, qe kane sherbyer ne ushtrine e Ferdinandit te Napolit, Mbretit te dy Sicilive. Nje tjeter mbishkrim i cuditshem eshte nje kupe prej argjendi ne kishen e Manastirit mbi Piqerras, ku shkruhet frengjisht "Ecole s-t Catherine", pra "Shkolla e Shen Katerines". Ky fakt i fundit shpreh poliglosine, shumesine e gjuheve te huaja dhe te kulturave evropiane ne zonen e Himares. Nuk po vazhdoj me tej. * * * Kur shkova per here te pare ne fshatin Pilur, nga buron Eposi Magjik i Himares polifonike pashe kuoten me te larte te fshatit te rrethuar nga nje pyll i rralle lisash, qe s'di pse me kujtuan lisat e Dodones. Nje pyll krejt i vecante, gati perrallor. Mjere ata qe s'e kane pare kete pyll te cuditshem dhe lum ata qe e kane pare! Deget e ketij pylli jane shekujt dhe kenget, sinkretizmi i natyres dhe i historise. Gjate viteve kam shume kujtime nga Himara. Kujtoj ekspeditat arkeologjike nenujore ne Palasa dhe ne Dhermi, kujtoj kur shkova per here te pare te Shpella e Pirateve, per te cilen Petro Marko ka shkruar romanin e mrekullueshem, qe eshte ekranizuar. Nuk ka ndodhur te shkoj ne Dhermi dhe te mos ndalem e te pi nje cigare te varri i Petros. Sipas ritit te lashte ndez dhe nje cigare te dyte dhe e le te digjet ne heshtje mbi pllaken e varrit. Me c'deshire titanike per jeten do te ngrihej poetin e pavdekshem Petro Marko, per ta thithur kete cigare! Do te kujtonte koherat, te cilat pa kujtesa jane te zbrazta, boshe, te frikshme, te kota. * * * Nuk duhet harruar per te folur per keshtjellen e famshme te Porto Palermos te ndertuar nga Ali Pashe Tepelena. Kjo keshtjelle katerkendeshe me kater kulla eshte nje cudi e arkitektures ushtarake dhe e kohes. Heren e fundit e vizitova keshtjellen bashke me Lefter Cipen. Rreth e qark saj ka disa bime te gjelbera, deget e te cilave po t'i kepusesh nxjerrin nje leng te bardhe si qumesht. E pyeta Lefterin si quhen keto bime, "Qumeshtoret e Vasiliqise" m- tha ai. Thuhet se Vasiliqia u martua me Ali Pashe Tepelenen ne kishen prane keshtjelles. Nuk mund te kete keshtjelle me egzotike ne Shqiperi me nje mundesi kolosale per tu kthyer e tera ne nje qender turistike, te famshme per krejt Mesdheun, ku mund te vinin nga e gjithe bota. Emri i Ali Pashe Tepelenes dhe i femres me bukuri te madhe, Vasiliqise, perbejne emblemen magnetike te historike se koherave. Nje projekt i shtetit shqiptar, mundet i financuar dhe nga Banka Boterore do te kthente Porto Palermon ndoshta ne nje Montekarlo ne brigjet e Jonit. Kjo do ta ringjallte ekonomikisht me shpejtesi te pabesuar Himaren. Sa kohe duhet pritur per kete gje, qe kjo mundesi e rralle te kthehet ne nje realitet? Pyes: A duhet harruar kaq gjate gjiri dhe plazhi magjik i Jales, ndoshta me i bukuri ne Evrope? Cila krahine e Shqiperise ka pasuri kaq te pambarimta natyrore? Per c'fatalitet paradoksal nje Himare kaq perrallore te jete kaq e varfer? Kush do te thote Mea Culpa!? Ndoshta qe te gjithe kemi faj, edhe une qe po i shkruaj kaq vone keto rrjeshta, sepse duhet t'i shkruaja shume me perpara. Si mund ta duam vendin tone pa dituri? Cdo ringjallje e vertete eshte forma me sublime e diturise. Kjo nuk ka asnje dyshim. S'ka shume dite qe shkrova nje parafjale per librin e intelektualit poliglot nga Himara Janko Pali,qe do te betohet se shpejti per historine e Himares. Ai vdiq 97 vjecar. Qe nga Qeparoi dhe shkroi shume libra per Himaren. Dinte shume gjuhe te huaja madje edhe esperanton, por librat e tij postume me nje shqipe te kulluar do te botohen tani kur ai nuk eshte me dhe nuk do t'i shohe me syte e tij keto libra. Mbase qiejte e Himares kane ruajtur dhe bebezat e syve te Janko Palit per te pare pas vdekjes librat e tij te botuar dhe per me teper Himaren e Ringjallur. Amen! (Marre nga"Koha Jone" )
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
​ 0 | ​0 | Partager
Commenter

Plus d'informationsN'oublie pas que les propos injurieux, racistes, etc. sont interdits par les conditions générales d'utilisation de Skyrock et que tu peux źtre identifié par ton adresse internet (54.226.5.29) si quelqu'un porte plainte.

Connecte-toi

ou poster avec :

#Posté le lundi 30 aoūt 2004 16:13

Modifié le samedi 12 mars 2005 16:25

Profesionale : Vendim kunder "Koha Jone "

KY ESHTE VENDIMI I GJYKATES SE TIRANES QE "ARGUMENTON" DENIMIN E "KOHA JONE"

Vendim

"Ne emer te Republikes"

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane e perbere nga:

Gjyqtar -Gerd Hoxha,

asistuar prej sekretares gjyqesore Irena Rira, sot ne date 21 maj 2004, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, ceshtjen civile me nr.2766 Akti, qe iu perket paleve:

Padites:

1.Fatos Nano, i biri i Thanasit i dtl. 1952, banues ne Tirane, sheshi "Austria" nr.1,

2.Agim Isaku, i biri i Idrizit, i dtl. 1955 banues ne Tirane, Rr. "M.Gjollesha" p.12, ap.14

2.Ylli Manjani, i biri i Xhemalit, i dtl.1970, banues ne Tirane, Rr."Gj.Muzaka", te gjithe te perfaqesuar nga gjykim me prokure te posacme nga av.Fatmir Braka.

I paditur:

Shoqeria "Koha", "gazeta "Koha Jone"), me ortak te vetem Nikoll Lesin, Rr."Sami Frasheri", pallatet e Aviacionit nr.4, Tirane, perfaqesuar ne gjykim me prokure te pergjithshme nga av.Aldona Sylaj dhe me prokure te posacme nga av.Spartak Ngjela, ne mungese.

Objekti:

Shperblimin e demit jopasuror te pesuar per cenimin e nderit dhe te personalitetit ne shumen 4 "kater) milion leke.

Baza ligjore:

Nenet 618/2 e 625/a te K.civil, nenet 153, 154 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata, ne perfundim te gjykimit, pasi administroi provat shkresore, pasi degjoi perfaqesuesin e paditesve qe kerkoi pranimin e padise, pala e paditur ne mungese, sepse perfaqesuesit e pales se paditur deklaruan se nuk deshironin te merrnin me pjese ne kete gjykim "megjithate Gjykata, per shkak te shtyrrjes se asaj seance gjyqesore, e njoftoi serish palen e paditur me flete-thirrje, flet-thirrje te cilen, pala e paditur refuzoi ta merrte) si dhe pasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

Veren

Se, paditesat Fatos Nano, Agim Isaku dhe Ylli Manjani, kane paraqitur perpara kesaj Gjykate nje padi, me ane te se ciles kerkojne shperblimin e demit jopasuror te pesuar si rezultat i cenimit te nderit dhe te personalitetit ne shumen 4 "kater) milion leke, te shkaktuar nga shkrimi me titull "Shqiptare vini kujen!", i botuar ne gazetan "Koha Jone", te dates 4 shkurt 2004.

Gjykata pasi studioi materialet e paraqitura per gjykim, bazuar ne nenet 35, 36 dhe 41 te K.Pr.Civile, cmoi se eshte ne juridiksionin dhe kompetencen e saj gjykimi i kesaj ceshtjejee. Gjithashtu Gjykata, ne veshtrim te neneve 71, 72 dhe 73 te K.Pr.Civile cmoi se, nuk ekzistojne shkaqe papajtueshmerie, ose veteperjastimi nga ky gjykim.

Ne seance pergatitore, u konstatuan disa te meta lidhur me ndergjyqesine. Pas ketij konstatimi, pala paditese rregulloi te metat duke percaktuar si te paditur shoqerine "Koha" shpk, me ortak te vetem Nikoll Lesin, pjese e se ciles eshte edhe gazeta "Koha Jone".

Sa me siper, Gjykata vendosi ta kaloje per gjykim ceshtjen civile me nr.2590 akti.

Nga shqyrtimi gjyqesor rezultoi se, ne gazetan "Koha Jone" te dt.04 shkurt 2004, ne faqen e pare eshte botuar shkrimi me titull "Shqiptar vini Kujen!". Ne kete artikull jane perdorur ne drejtim te paditesave fjale e shprehje te tilla si:

-"Fatos Nano, kryeministri i vendit nuk ka me pike morali",

-"Fatos Nano ka shperblyer sejmenet e vet, Agim Isaku, Ylli Manjani, etj..., me firmen e tij"

-"...kjo vjedhje e taksapaguesve shqiptare ka ndodhur vetem pese dita pas tragjedise se Karaburunit"

-"A thua se keta te shkretet Fatos Nano, Agim Isaku, Ylli Manjani, etj..., kane qene ne gomone?!"

-"Fatos Nano ka shkelur ligjin"

"Turp kur nje kryeminister shkel ligjin! Me turrp kur kete ligj e shkel per te shperblyer vetveten!"

-"Gje qe do te thote se jane marre nga kursimet e shqiptareve! "Kjo eshte vjedhje!"

-"Nuk u mjaftojne qevritareve tane dhuratat e cmuara, perfitimet nepotike, lidhjet e miqesite... lidhjet me trafiqet e krimin e organizuar, korrupsioni e perfitime te tjera te pamerituara, por duan ta rrjepin deri ne fund parane!"

-"Pas kesaj nga keta mamuthe duhet te ruhemi".

-Kjo eshte qeveria qe na drejton me ne krye Fatos Nanon!"

Me keto shprehje e fjale te perdorura ne kete shkrim, ne adrese te paditesave, keta te fundit nuk jane dakord, duke pretenduar se te tilla fjale jane te paverteta "jane shpifje e fyerje) dhe kane sjelle si pasoje cenimin e nderit e te personalitetit te tyre. Per kete arsye, paditesat i jane drejtuar me padi Gjykates, ku kerkojne detyrimin e pales se paditur t'i demshperbleje per kete cenim te padrejte qe iu eshte bere. Pretendimet e tyre paditesat i kane mbeshtetur ne dispozitat e K.Civil, te cilat rregullojne detyrimet qe rrjedhin nga shkaktimi i demit. Ne keto rrethana, Gjykata veren se, padia permban elementet e kerkuara nga ligji "objektin, shkakun ligjor dhe palet ndergjyqese). E drejta e disponimit te padise eshte nje e drejte ekskluzive e paditesit.

Lidhur me sa me siper Gjykata veren:

1.Neni 608 i K.Civil parashikon se:

"Personi qe ne menyre te paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit nje dem ne personin ose pasurine e tij, detyrohet te shperbleje demin e shkaktuar.

Personi qe ka shkaktuar demin nuk pergjigjet kur provon se nuk ka faj. Demi quhet i paligjshem kur eshte rrjedhim i shkeljes ose i cenimit te interesave dhe i te drejtave te tjetrit, qe mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira".

II. pg.I i nenit 609 te K.Civil parashikon se:

"Demi duhet te jete rrjedhim i drejtperdrejte dhe i menjehershem i veprimit ose mosveprimit te personit"

III. neni 618 i K.Civil parashikon se:

"Personi qe peson nje dem, te ndryshem nga ai pasurr, ka te drejte te kerkoje te shperblehet kur:

a) ka pesuar nje demtim te shendetit ose eshte cenuar ne nderin e personalitetin e tij".

Nga interpretimi i dispozitave te mesiperme rezulton se, qe te lind pergjegjesia per shkaktimin e demit e nje personi ndaj nje tjetri duhet te ekzistojne njekohesisht keto kushte:

a) te jete shkaktuar dem. Persa i perket llojit te demit, sipas percaktimeve te bera nga keto dispozita te K.Civil, rezulton se demi mund te jete:

-pasuror "material),

-jopasuror. Demi jopasuror mund te jete sipas rastit demtimi i shendetit ose, cenimi i nderit, i personalitetit te te demtuarit, ose fyerja e kujtimit te nje te vdekuri qe ka lidhje me te demtuarin.

b) veprimi te jete i paligjshem. Lidhur me paligjshmerrine e veprimit, sipas K.Civil, kjo eshte nje kategori objektive, e cila nuk mund te ngaterohet me fajin qe eshte nje kategori subjektive. Demi eshte i paligjshem kur eshte rrjedhim i shkeljes ose i cenimit te interesave dhe i te drejtave te tjetrit, te cilat mbrohen nga rendi juridik dhe zakonet e mira. Keto te drejta dhe interesa perbehen nga teresia e marredhenieve shoqerore, te cilat gezojne nje mbrojtje te caktuar nga rendi juridik dhe zakonet e mira qe jane ne fuqi ne nje vend te caktuar. Ky rend juridik mund t'i kete sanksionuar keto mbrojtje ne akte te ndryshme, sic jane p.sh. kushtetuta, Konventa te ndryshme, ligjet apo dhe akte te tjera nenligjore te dala ne baze dhe per zbatim te tyre. Ndersa zakonet e mira kane percaktuar ato lloj sjelljeje te caktuara, sipas te cilave nuk lejohet cenimi i nderit e personalitetit te personit nga nje person tjeter, duke perdorur fjale e shprehje te papershtatshme, fyese ose shpifese.

c)te jete kryer me faj. Nuk ka rendesi fakti nese personi e di saktesisht se cilin ligj ka shkelur, e rendesishme eshte qe te dije qe verpimi i tij eshte i qortueshem nga shoqeria. Padijenia e personit per njohjen e ligjeve nuk e perjashton ate nga pergjegjesia civile.

d)te ekzistoje lidhja shkakesore midis veprimit te personit dhe shkaktimit te demit.

Gjithashtu nga interpretimi i pg.II i nenit 608 te K.Civil rezulton se, eshte i padituri, ai qe ka barren e proves "onus probandi), per te provuar faktin se nuk ka faj ne demin qe i eshte shkaktuar paditesit, si rezultat i veprimit te te paditurit. Ky eshte nje perjashtim nga rregulli i sanksionuar ne nenin 12 te K.Pr.Civile "rregull i njohur qarte dhe shume heret nga jurisprudenca dhe doktrina shqiptare). Ne rastin konkret, bazuar ne nenin 618 te K.Civil, si i paditur eshte thirrur personi juridik shoqeria "Koha" shpk, me ortak te vetem z.Nikoll Lesi, e cila ka ne pronesi te saj gazeten "Koha Jone", e cila sipas paditesve, u ka shkaktuar nje dem jopasuror.

Ne Republiken e Shqiperise "me poshte RSH) te drejtat e individeve, gezojne nje mbrojtje maksimale si nga Kushtetuta, Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut "me poshte Konventa), ashtu edhe nga ligjet e tjera. Midis te drejtave te tjera te garantuara nga keto akte normative te sipercituara eshte edhe e dretja e jetes private. Kjo eshte nje nga te drejtat themelore te garantuara nga Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut, pg.I i nenit 8 te saj si dhe nga Kushtetuta e RSH ne nenin 35 te saj.

Jane pikerisht keto te drejta dhe liri themelore te personave te cilat jane te padhuueshme dhe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik "neni 15 i Kushtetutes se RSH).

Gjithashtu, nje nga lirite e tjera te garantuara me ligj eshte edhe liria e shtypit, e cila sipas pikes 2 te nenit 22 te Kushtetutes se RSH eshte e garantuar. Te tille permbajtje ka edhe ligji per shtypin ne RSH. Kjo liri themelore garantohet gjithashtu edhe nga Konventa Europiane, ne nenin 10 te saj.

Por, kjo Konvente ne pg.II te nenit 10 te saj, percakton nje standard minimum kufizimi per te drejten e shtypit. Sipas ketij paragrafi parashikohet se:

"Ushtrimi i ketyre te drejtave "nenkupto te drejtes se shprehjes), qe permban detyrime dhe pergjegjesi, mund t'u nenshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve, ose sanksioneve te parashikuara nga ligji, te cilat ne nje shoqeri demokratike, perbejne masat e nevojshme per sigurimin kombetar, integritetin territorial ose sigurimin publik, per mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, per ruajtjen e shendetit ose te moralit, per mbrojtjen e dinjitetit ose te te drejtave te te tjereve, per te ndaluar perhapjen e informatave konfidenciale ose per te garantuar autoritetin dhe paanshmerine e pushtetit gjyqesor".

Nga interpretimi i kesaj dispozite, rezulton se Shtetet Pale te Konventes, mund te garantojne nje mase me te madhe te lirive dhe te drejtave themelore te individit, por nuk mund te ulen poshte standardit minimum te garancive te percaktuara ne Konvente, e cila eshte e ratifikuar edhe nga parlamenti shqiptar. Sipas pikes 1/b te nenit 116 te Kushtetutes se RSH, kjo Konvente eshte nje akt normativ, i cili ka fuqi ne te gjithe territorin e RSH.

Gjithashtu, nisur nga sa me siper, Gjykata veren se duhet te kete nje harmoni e drejtepeshim te raporteve te te drejtave te ndryshme te garantuara nga keto akte, te drejta, qe shpesh jane ne kolizion midis tyre. Ne kete aspekt do te ishte i vlefshem zbatimi i parimit te njohur se: "Liria ime mbaron atje ku fillon liria e tjetrit".

Sipas ketyre akteve normative, shtypi ne RSH eshte vertet i garantuar me ligj, por kjo mbrojtje "garanci) nuk mund te kaloje kufirin minimal te garantimit te se drejtes se jetes private "nenkupto nderin dhe personalitetin e individit). Liria e shtypit perben nje nga guret e themelit te nje shoqerie demokratike dhe ka nje ndikim shume te madh ne demokratizimin e jetes se nje shoqerie, pasqyrimit sa me real te vlerave me te larta te kesaj shoqerie dhe denoncimit te fenomeneve negative te saj. Per keto arsye, per shkak te kesaj rendesie qe ka shtypi dhe ndikimit te tij ne shoqeri, ai eshte quajtur edhe si "pushtet i katert".Duke patur te tilla cilesi, edhe shtypi "se bashku me median radio-televizive) si cdo pushtet tjeter, kerkon si domosdoshmeri mekanizma kontrolli, te cilat do te benin te mundur realizimin e qellimit te tij kryesor-dhenien e informacionit dhe ndalimin e abuzimit te tij ndaj te drejtave dhe lirive themelore te individit. Per ndryshe, shtypi i shkruar, apo edhe mediat e tjera radio-televizive, do te ktheheshin ne mjete dhune dhe abuzimi ndaj te drejtave dhe lirive te individit ne nje shoqeri demokratike. Publiku, do te humbiste besimin ndaj shtypit, duke u menjanuar keshtu nje mundesi mjaft e mire per kontrollin e tre pushteteve te tjera "Legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqesorit). Nje precedent i tille do te qe mjaft i rrezikshem per nje shoqeri demokratike e per me teper nje shoqeri ende ne tranzicion si kjo e jona "shqiptare).

Ne rastin konkret Gjykata veren se btimi i VKM nr.5, dt.14.01.2004, eshte nje veprim krejtesisht ne perputhje me misionin qe ka shtypi ne nje shoqeri demokratike, informimin e publikut per punen e lidereve te tyre politike. Por, objekt i shqyrtimit gjyqesor eshte shkrimi me titull "Shqiptare vini kujen!" dhe jo botimi i VKM nr.5, dt.14.01.2004.

Gjithashtu, Gjykata veren se, shkrimi eshte bere nga nje gazeta mjaft prestigjioze "Koha Jone", gazeta e pare e pavarur ne vend. Ndodhur perpara nje fakti te tille, Gjykata u tregua mjaft e kujdesshme ne percaktimin e faktit nese kjo gazete, me shprehjet e perdorura ne artikullin e botuar ne numrin e saj te dt.04.02.2004 me titull "Shqiptare vini kujen!" ka cenuar nderin e personalitetin e paditesave Fatos Nano, Agim Isaku e Ylli Manjani, duke fyer e shpifur ne drejtim te ketyre te fundit. Sipas Fjalorit te Shqipes se Sotme, botim i Akademise se Shkencave te RSH, Instituti i Gjuhesise e Letersise, viti 2002, fjala "fyerje" do te thote: "poshterim prekje nender a seder" "fq.371 e Fjalorit), ndersa fjala "shpifje" do te thote:"trillim i qellimte i gjerave te paqena, per t'i perlyer dikujt emrin e mire, per t'i ngarkuar nje faj qe nuk e ka bere, ose per te njollosur dicka." Gjithashtu, ne percaktimin e ketij fakti, Gjykata ka parasysh faktin se keta persona jane persona politike "Kryeministri i vendit dhe dy zyrtare te tjere te larta shteti).

Nisur nga sa me siper, Gjykata cmon se eshte jo vetem e drejte e shtypit, por perben madje nje detyrim moral per personat qe merren me te, t'i bejne prezent publikut, me idete, opinionet dhe kritikat e tyre, sjelljet dhe veprimet e lidereve politike ne menyre qe, publiku te krijoje dhe te jape nje gjykim sa me te drejte per keta te fundit. Sipas Gjykates, keto kritika duhet te jene:

Se pari- te pranueshme dhe

Se dyti-limitet e tyre "kritikave) jane me te gjera per nje person politik se sa per nje individ te thjeshte.

Politikanet vertet perfitojne nga mbrojta e pg.II te nenit 10 te Konventes por, kerkesat e mbrojtjes se reputacionit te tij duhet te vihen ne ekuiliber me interesat e diskutimit te lire te pyetjeve politike.

Ne rastin konkret, Gjykata ndodhet perballe faktit nese liria e shprehjes me ane te shtypit, shkrimi i botuar ne gazetan "Koha Jone", nga pala e paditur me titull "Shqiptare vini kujen!", ka kaluar ose jo caktun minimal te mbrojtjes se te drejtes se jetes private te paditesave, pavaresisht faktit se keta jane persona te veshurr me pushtet ekzekutiv, duke i cenuar ata ne nderin e personalitetin tyre. Per te arritur te vertetohet kjo gje, duhet pare edhe qellimi i informacionit, kritikes apo opinionit te shprehur, nese kane karakter informativ apo synojne nje qellim te keq, cenimin e nderit a personalitetit te individit te cilit i adresohen keto kritika apo opinione.

Sipas paditesave pretendohet se, keto fjale dhe shprehje te perdorura ne artikullin e sipercituar jane te tilla qe kane cenuar nderin e personalitetin e tyre.Ndersa, sipas pales se paditur, per te percaktuar kete fakt, duhet te thirreshin eksperte gjuhesore, letrare dhe gazetare.

Gjykata, me vendimin e saj te ndermjetem te dt.14.05.2004 vendosi rrezimin e kesaj kerkese, sepse bazuar ne nenet 224.a dhe 224.b te K.Pr.Civile nuk jemi perpara rasteve te konstatimit apo sqarimit teknik te fjaleve te huaja "turqizmave), apo shprehjeve te tjera te perdorura ne artikull dhe te pretenduara nga pala padtese si cenuese te nderit e te personalitetit te tyre. Gjykata cmoi se per sqarimin e fjales "sjemen", eshte mese i qarte sqarimi i bere ne faqen 1169 te Fjalorit te Shqipes se Sotme, botim i Akademise se Shkencave te RSH, Instituti i Gjuhesise dhe Letersise , viti 2002. Sipas ketij Fjalori fjala "sjemen" ne shqip do te thote:

"ai qe shkon prapa nje beu, etj..., per t'i sherbyer si roje dhe per t'i zbatuar urdherat e deshirat e tij,

"ai qe i sherben verberisht dhe si mercenar dikujt. "kuptimi figurativ)"

Gjykata veren se, ne rastin konkret, paditesit z.Fatos Nano, z.Agim Isaku dhe z.Ylli Manjani jane zyrtare te Shtetit dhe ata i sherbejne vetem Kushtetutes dhe ligjeve te RSH dhe jo nje personi konkret, i cili nga ana e tij, ne pozicionin qe mban si Kryeminister i vendit "z.Fatos Nano) nuk mund te identifikohet kurresesi me figuren e "beut", apo paditesit e tjere me figuren e "rojes" apo "te mercenarit".

Ne kete kuptin Gjykata cmon se, kjo fjale e perdorur nga gazeta "Koha Jone" ne artikullin e sipercituar te dt.04.02.2004 ne adrese te paditesave, eshte e panevojshme dhe ne disporprocion me kekresat e lirise se shtypit "shprehjes) nga njera ane dhe te mbrojtjes se reputacionit "nderit e personalitetit) te paditesave nga ana tjeter, te garantuara nga rendi juridik dhe zakonet e mira, te cilat jane ne fuqi ne RSH.Kjo fjale, ne rastin konkret ka nje karakter te tille, i cili nuk synon thjesht informimin e publikut per punen e lidereve politike, por sjell cenimin e nderit dhe te personalitetit te paditesave.

Ndersa persa u perket shprehjeve te tjera te cituara edhe me lart ne kete vendim, Gjykata cmoi se, nisur nga kerkesa e pales se paditur, ekspertet viheshin perpara nje pergjigje, e cila do te qe nje percaktim juridik, gje qe absolutisht e ndaluar nga neni 224/b i K.Pr.Civile. Gjithashtu, Gjykata nuk e cmoi te arsyeshme thirrjen e tyre per te percaktuar faktin nese keto shprehje jane ne kundershtim me rendin juridik apo zakonet e mira duke arsyetuar se shprehjet:

-"...kjo vjedhje e taksapaguesve shqiptare ka ndodhur vetem pese dite pas tragjedise se Karaburunit"

-"A thua se keta te shkretet Fatos Nano, Agim Isaku, Ylli Manjani, etj..., kane qene ne gomoneM!"

-"Fatos nano ka shkelur ligjin"

-"Turp kur nje kryeminister shkel ligjin! Me turp kur kete ligj e shkel per te shperblyer vetveten!"

-"Gje qe do te thote se jane marra nga kursimet e shqiptareve! "Kjo eshte vjedhje!"

-"Nuk u mjaftojne qeveritareve tane dhuratat e cmuara, perfitimet nepotike, lidhjet e miqesite, lidhjet me trafiqet e krimin e organizuar, korrupsioni e perfitime te tjera te pamerituara, por duan ta rrjepin deri ne fund parane!"

-"Pas kesaj nga keta mamuthe duhet te ruheni"

-Kjo eshte qeveria qe na drejton me ne krye Fatos Nanon!

te cituara ne artikullin "Shqiptare vini kujen!" te botuara ne gazeten "Koha Jone", te dt.04.02.2004, jane te qarta dhe nuk kerkojne ekspertize per arsyet e meposhtme:

Gjykata cmon se me keto shprehje jane etiketuar me nje emer te papershtatshem "mamuthe), i cili ne kontekstin e perdorur ne artikull, e ka kaluar cakun e lejuar nga rendi juridik "Kushtetuta, Konventa dhe ligjet e tjera) dhe zakonet e mira, qe jane ne fuqi ne RSH, dhe nuk synon thjesht informimin e publikut per punen e lidereve poitike, por ka sjelle si pasoje cenimin e nderit dhe te personalitetit te paditesave.

Gjithashtu Gjykata cmon se, me shprehjet e perdorura me siper nga gazeta "Koha Jone", paditesit jane akuzuar per vepra te ndryshme penale si p.sh. vjedhja ose trafiqe ilegale.

Ne lidhje me kete fakt "konstatim te bere nga gazeta "Koha Jone"), Gjykata ka parasysh parimin e prezumimit te pafajesise te parashikuar nga neni 30 i Kushtetutes se RSH, pg.II i nenit 6 te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe neni 4 i K.Pr.Penale te RSH. Ne kete kontekst, nje person mund te etiketohet si "fajtor", per kryerjen e nje vepre penale, nese ka nje vendim gjyqesor te formes se prere qe e ka deklaruar fajtor dhe e ka denuar per kete veper. Nga pala e paditur u pretendua se Vendimi i Keshillit te Ministrave "me poshte VKM) nr.5, dt.14.01.2004, i cili eshte boshti i tere shkrimit me titull "Shqiptare vini kujen!", eshte i paligjshem dhe se me kete veprim paditesat kane realizuar vepren penale te "Vjedhjes" se pasurise, parashikuar nga neni 134 i K.Penal te RSH. Por, sic rezultoi nga shqyrtimi gjyqesor, asnje nga keta persona te akuzuar per vepra penale nga gazeta "Koha Jone" nuk eshte deklaruar fajtor dhe eshte denuar me nje vendim gjyqesor te formes se prere, per te tilla vepra penale.

Ne lighje paligjshmerine e VKM nr.5, dt.14.01.2004, Gjykata veren se paligjshmeria e VKM te sipercituara nuk eshte objekt i ketij gjykimi. Ka nje procedure te percaktuar qarte, kushtetuese dhe ligjore per te arritur ne konkluzionin se ky VKM eshte i paligjshem. Nga pala e paditur nuk u paraqit asnje prove qe VKM nr.5 dt.14.01.2004 eshte shfuqizuar teresisht apo pjeserisht dhe si rrjedhoje veprimet e paditesave jane bere te paligjshme. Gjithashtu nuk u paraqit as edhe ndonje prove tjeter qe te tregonte se ndaj paditesave eshte filluar ndonje procedim penal lidhur me akuzat e bera me siper ne ngarkim te tyre nga gazeta "Koha Jone", mbi bazen e nje kallezimi te bere nga kjo gazete apo persona te tjere, ne menyre qe te justifikoheshin sadopak akuzat ne ngarkim te tyre.

Sa me siper Gjykata arrin ne konkluzionin se, fjalet dhe shprehjet e perdorura ne artikullin e dt.04.02.2004, me titull "Shqiptare vini kujen!" te botuar ne gazeten "Koha Jone", i kane kaluar caqet e nje lajmi me karakter informativ, apo te nje kritike, e cila synon njohjen e publikut me punen e lidereve politike ne drejtim te Shtetit apo jetes shoqerore te tyre. Fjalet dhe shprehjet e perdorura ne kete shkrim jane ne kapercim te te drejtave te mbrojtjes se reputacionit "nderit dhe dinjitetit)te paditesave, te drejta keto te garantuara dhe mbrojtura nga rendi juridik apo zakonet e mira ne fuqi ne Republiken e Shqiperise. Sipas Gjykates, ato synojne nje qellim te keq, cenimin e nderit a personalitetit te paditesave, te cileve u adresohen keto kritika apo opinione.

Sa me siper, Gjykata arrin ne konkluzionin se shkrimi me titull "Shqiptare vini kujen!", i botuar ne gazeten "Koha Jone" te dt.04.02.2004, ka cenuar nderin dhe personalitetin e paditesave z.Fatos Nano, z.Agim Isaku dhe z.Ylli Manjani. Fakti i mesiperm u provua nga e vetmja prove shkresore, e administruar ne seance gjyqesore nje gazeta "Koha Jone" e dt.04.02.2004.

Persa i perket mases se shperblimit te kerkuar nga te tre paditesit nga pala e paditur Gjykata cmon se ne percaktimin e saj duhen patur parasysh:

-menyra dhe mjti me te cilin eshte realizuar cenimi i nderit dhe i personalitetit. Sa me e madhe te jete fuqia e mjetit te perdorur per perhapjen e informatave dhe fuqia "shkalla) e perhapjes se tyre, qe cenojne nderin dhe personalitetin, aq me i madh do te jete edhe shperblimi qe duhet te paguaje shkaktuesi i ketij demi. Ne rastin konkret ky cenim eshte bere nepermjet nje artikulli te botuar ne nje gazeta kombetare-mjet informimi publik, me tirazh te larte.

-subjektin ndaj te cilit eshte shkaktuar ky dem jopasuror. Ne rastin konkret, keto subjekte jane politikane. Nisur edhe nga sa parashtruam me larte ne kete vendim, Gjykata arrin ne konkluzionin se, sa me i larte te jete pozicioni i te demtuarve ne hierarkine e pushtetit politik ose ekzekutiv, aq me te gjera gje me te tolerueshme jane kritikat dhe opinionet ne drejtim te tyre. Si rrjedhim, aq me i vogel do te jete edhe demi qe kane pesuar keta persona ne raport me njerezit e thjeshte.

-fuqine dhe aktivitetin ekonomik "aftesine paguese) te personit qe ka shkaktuar demin jopasuror dhe atij qe ka pesuar kete dem. Ne rastin konkret, Shoqeria "Koha" eshte nje shoqeri qe ka ne pronesi te saj dy gazeta te njohura, me nje tirazh relativisht te larta dhe nje cmim 40 leke per gazeta "cka u pohua edhe nga perfaqesuesi i pales se paditur ne seance gjyqesore), ndersa paditesit jane punonjes te aparatit shteteror, ne role drejtuese, te cilat u ofrojne te ardhura te kenaqshme.

Sa me siper, Gjykata cmon se shuma, qe pala e paditur shoqeria "Koha" shpk me ortak te vetem z.Nikoll Lesi "gazeta "Koha Jone") duhet t'u paguaje paditesave Z.Fatos nano, z.Agim Isaku dhe z.Ylli Manjani duhet te kete vleren 2 000 000 "dy milion )leke. Kjo vlere eshte ne raport me shkallen e demit, menyren e shkaktimit dhe shkallen e perhapjes se tij dhe nivelin ekonomik te paleve ndergjyqese.

Parsa i perket kunderpadise se paraqitur nga perfaqesuesi i pales se paditur "gazetes "Koha Jone"), Gjykata me vendimin e saj te ndermjetem te dt.17.05.2004, vendosi mosmarrjen ne shqyrtim dhe jo rrezimin e saj, per keto arsye:

a)kunderpadites ne kunderpadine e paraqitur ishte personi fizik z.Nikoll Lesi, ndersa ne padine qe po shqyrtohej nga trupi gjykues, pale e paditur eshte nje person juridik- shoqeria "Koha" qe ka si organ te saj gazetan "Koha Jone" me botues z.Nikoll Lesi.

b)persa i perket permbajtjes, Gjykata cmon se shkaku ligjor dhe objekti i kesaj kunderpadie nuk kane lidhje shkakesore "koneksitet) mes tyre, ne menyre te tille qe objekti i padise te varet ne menyre direkte nga objekti i kunderpadise. Sipas percaktimeve te bera nga neni 160 i K.Pr.Civile te interpretuar nga trupi gjykues, duke u mbeshtetur edhe ne doktrinen juridike "shih. A.Lamani Proc.Civile ne RPSH, botim i vitit 1961, fq.111-112) dhe ne Vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte te RSH, nr.901, dt.14.07.2000, kjo kunderpadi nuk ka ate lidhje te percaktuar ne aktet normative te cituara me siper, sepse objekti i padise dhe objekti i kunderpadise nuk burojne nga nje marredhenie juridike e njejte dhe e njekohshme. "Objekti i kunderpadise ishte shperblim i demit te shkatkuar si rezultat i abuzimit te paditesave me te drejten e padise. E drejta e padise eshte nje e drejte e ligjshme dhe per me teper e garantuar me ligj, per rrjedhoje ushtrimi i saj nuk eshte nje veprim i paligjshem "abuziv), te pakt-_ese nuk eshte deklaruar i tille me nje vendim civil te formes se prere, qe ka si objekt kete padi, neni 34 i Kodit te Procedures Civile. Sa me siper, paditesat nuk kane krryer ndonje veprim te paligjshem dhe me faj ne dem te pales se paditur-kunderpadites, kushte keto te kerkuara nga ajo baze ligjore e cituar nga i padituri -kunderpadites).

Lidhja shkakesore midis kerrkimit te kunderpadise me ate te padise "si dhe kompensimi mes tyre, i cili nuk u paraqit si shkak ligjor nga perfaqesuesi i pales se paditur) eshte nje kusht "sine qua non" per ngritjen e nje kunderpadie ne nje proces civil.

Per keto arsye

Gjykata, ne baze te nenit 126 dhe 306 e vijues te K.Pr.Civile

Vendosi

1.Pranimin e kerkese padise.

2.Detyrimin e pales se paditur shoqeria "Koha" shpk me ortak te vetem z.Nikoll Lesi "gazeta "Koha Jone" me botues z.Nikoll lesi) te paguaje ne favor te paditesave z.Fatos Nano, z.Agim Isaku dhe z.Ylli Manjani shumen 2 000 000 "dy milion) leke si shperblim per cenimin e nderit dhe te personalitetit te tyre nga pala e paditur.

3.Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te pales se paditur.

4.Ndaj ketij vendimi mund te behen ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane, brenda 15 "pesembedhjete) diteve nga e nesermja e shpalljes se tij. Per palen ne mungese ky afat fillon nga dita e marrjes dijeni.

U shpall ne Tirane, sot me date 21 maj 2004!

Sekretare Gjyqtar

Irena Rira Gerd Hoxha
​ 0 | ​0 | Partager
Commenter

Plus d'informationsN'oublie pas que les propos injurieux, racistes, etc. sont interdits par les conditions générales d'utilisation de Skyrock et que tu peux źtre identifié par ton adresse internet (54.226.5.29) si quelqu'un porte plainte.

Connecte-toi

ou poster avec :

#Posté le jeudi 26 aoūt 2004 16:52

Modifié le lundi 30 aoūt 2004 17:12

Gjuha : Gjenet Popuj dhe Gjuhet

Gjuha :: Gjenet, popujt dhe gjuhėt


Pėrfundimi i fundit shkencor: Pema gjenetike pėrputhet me pemėn gjuhėsore; plotėsohet dėshira e Darvinit; dhe vendi i Shqipes/Arbėrishtes dhe Arbėreshėve ėshtė atje ku i pėrket.

Shkrimi i mėposhtėm ėshtė nxjerrė nga libri i shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca, i titulluar: Luigi Luca Cavalli-Sforza, Genes, Peoples and Languages, North Point Press, New York, 2000. Profesor Luigji ėshtė i lindur nė Gjenovė mė 1922 dhe ka qenė professor nė Kembrixh, Parma, Pavia dhe tani ėshtė Profesor i Merituar i Gjenetikės nė Universitetin famėmadh tė Stanfordit, Kaliforni. Profesor Luigji ishte ndėr tė parėt qė shtroi pyetjen nėse gjenet e popujve bashkėkohorė pėrmbajnė regjistrin historik tė qenjes njerėzore. Ai dhe tė tjerė iu janė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, tė parashikuar nga Darvini, me njė Po tė fortė. Libri i tij ėshtė pėrfundim i njė pune shkencore dhjetravjeēare tė tij dhe shumė shkencėtarėve tė tjerė me famė botėrore qė kanė patur si qėllim tė gjurmojė historinė 100’000 vjeēare tė zhvillimit njerzor. Ai ngre pyetje tė rėndėsishme shkencore, shoqėrore dhe politike, tė tilla si: Kur dhe ku u zhvilluan njerėzit? Si u perhapėn shoqėritė njerėzore nėpėr kontinente? Si kanė ndikuar shpikjet kulturore nė rritjen dhe pėrhapjen e popullsive? Cila ėshtė lidhja midis gjeneve dhe gjuhės? Nė libėr ai gjithashtu spjegon pse nuk ka bazė gjenetike ndarja racore, etj.

Trashėgimia njerėzore pėrbėhet nga dy pjesė: nga trashėgimia biologjike (gjenet) dhe trashėgimia kulturore (sjellja). Shumė tipare si gjatėsia, sytė, flokėt e lėkura janė tė pėrcaktuara gjenetikisht, por mėnyra e trashėgimit ėshtė pak e kuptuar sepse kėtu ndėrthuren edhe faktorė tė tjerė jo-gjenetikė si ushqimi, qėndrimi nė diell, etj. Me pėrkufizim, njė gjen ose njėsia e trashėgimisė ėshtė njė segment i ADN qė ka njė qėllim biologjik tė posaēėm dhe tė njohur (domethėnė qė prodhon njė proteinė tė veēantė). Po ashtu me pėrkufizim, njė racė ėshtė njė grup njerėzish qė mund tė njihen si tė ndryshėm biologjikisht nga tė tjerėt. Studimet gjenetike janė shumė tė gjėra dhe tė ndėrlikuara, por nė mėnyrė tė veēantė ka tėrhequr vėmėndjen gjeni mtADN (mitochondrial DNA) ngaqė ai ndodhet nė ēdo qelizė biologjike. Ėshtė pikėrisht ky gjen qė duke harxhuar pėrbėrsit ushqimore kimikė prodhon energjinė e nevojshme pėr rritjen dhe mbarėmbajtjen e qelizės. Ky fakt u pėrdor pėr tė kqyrur skeletin e njė burri tė periudhės sė Bronzit tė zbuluar pėr shkak tė shkrirejs sė akujve nė Alpet midis Italisė dhe Austrisė. Shkencėtarėt e quajtėn kėtė njeri 5000 vjeēar Eci (Oetzi) dhe studimet treguan se gjeni mtADN i tij ishte nė mėnyrė tė habitshme i njėjtė me atė tė popullisė sė tanishme tė tė njėjtit rajon. Kjo do tė thotė se ajo popullatė ka qenė e qėndrushme pėr tė paktėn 5000 vjetėt e shkuar.

Po ashtu, llogaritet lehtė qė tėrėsia e gjeneve tė trashėguara (genome) e njė popullate e cila pranon njė thithje gjenetike tė pandryshuar nga fqinjėt prej 5% pėr brezni pas tre shekujsh do tė ketė tė ruajtur vetėm 70% tė gjeneve origjinalė. Njė shembull kėtu janė Afrikano-Amerikanėt qė tani kanė mesatarisht 70% tė gjeneve tė tyre origjinale dhe 30% tė gjeneve tė tė bardhėve. Me kėtė ritėm, Afrikano-Amerikanėt do tė kenė rreth 10% tė gjeneve tė tyre origjinale pas 1000 vjetėsh jetese nė Amerikė. Nė lidhje me kėtė, numri mė i vogėl i njerėzve qė mundėson shmangien e pasojave tė dėmshme tė kryqzimit nėpėrmjet martesės ėshtė 500 veta. Nė lidhje me kryqzimet, ėshtė zbuluar nga regjistrat e vjetėr se largėsia mesatare midis vendlindjes sė burrit dhe gruas ishte 5-10 km pėr bujqit Europianė tė shekullit XIX, por qė filloi tė rritet mė vonė pėr shkak tė ndėrtimit tė hekurudhave.

Natyra nėpėrmjet pėrzgjedhjes sė saj zakonisht ndikon mbi njė gjen tė veēantė duke pėrkrahur forma tė caktuara tė tij (alleles), tė cilat andaj pėlqehen mė shumė se tė tjerat nė ambjente tė caktuara. Kėshtu bie fjala, njerėzit me gjak zero janė mė tė prirur tė kenė ulēer gastrodeudonale, e cila siē ėshtė zbuluar sė fundi shkaktohet nga bakteri Helicobacter pylori. Nga ana tjetėr, rastėsia gjenetike ndikon mbi gjithė gjenet me tė njėjtėt ligje tė mundėsisė sė ndodhjes sė ngjarjes. Midis gjeneve qė shfaqin ndryshueshmėrinė mė tė madhe gjeografike janė gjenet e vetmbrojtjes (immunoglobulin genes), tė cilėt prodhojnė kundratrupat e nevojshėm nė trupin e njeriut pėr tė luftuar sėmundjet ngjitėse.

Njerėzit e sotėm (Homo sapiens) mendohet tė jenė shfaqur para 500’000 vjetėsh. Kafka tė ngjashme me atė tė njeriut sot dhe me vjetėrsi rreth 100’000 ose mė shumė vjet janė gjetur ne Afrikėn Jugore dhe Lindore. Ndėrsa gjuhėt e njeriut tė sotėm mendohet tė jenė zhvilluar para 50’000-150’000 vjetėsh.

Ēeshtja e pėrcaktimit tė datave tė hershme tė zhvillimit njerėzor vėshtirėsohet prej faktit se metoda e karbonit rrezatimlėshues 14C pėrcakton deri nė 40’000 vjet. Kjo metodė llogarit sa thellė ka shkuar zbėrthimi i karbonit 14C, por duke parashikuar qė pėrqėndrimi i 14C nė atmosferė tė ketė ngelur i pandryshuar me kohėn. Me rėndėsi tė veēantė nė zhvillimin njerėzor ėshtė periudha e quajtur Neolitike qė nis 10’000 vjet mė parė, sepse pranohet se qė nga atėhere fillon tė zhvillohet bujqėsia dhe pėrhapja e saj, gjė qė solli njėkohėsisht edhe fillimin e shtimit tė popullsisė. Pėrhapja e bujqėsisė qe (dhe ėshtė – shėnimi im) njė ndėrthurje e pėrhapjes nėpėrmjet zhvendosjes sė bujqėve dhe e pėrhapjes sė njohurisė dhe mjeteve tė bujqėsisė.

Periudha e fundit akullnajore filloi nė Europė 25000 vjet mė parė dhe vazhdoi deri 13000 vjet mė parė. Nga gjetjet arkeologjike njehsohet se ringulmimi njerėzor nė Europė filloi pikėrisht 13000 vjet mė parė dhe u pėrhap me njė shpejtėsi prej 0.5-2 km/vit, gjė qė nė fakt ishte sa shpejtėsia e tėrheqjes sė akujve. Populli qė i ngjason mė shumė Europianėve tė periudhės Paleolotike dhe Mesolitike (mė tė hershėm se ajo Neolitike) ėshtė populli Bask. Studimet gjenetike e pohojnė origjinėn e tyre tė stėrlashtė. Baskėt flasin njė gjuhė qė ėshtė tėrėsisht ndryshe nga gjuhėt e Europianėve tė tjerė (ngjashmėria me Shqipen e vėrejtur 200 vjet mė parė – shėnimi im). Studimet gjenetike treguan se popullsia Baske ngjason me Hunzakėt qė banojnė nė luginėn e Hundėzės (ku takohen Afganistani, Pakistani dhe Kina - shėnimi im) dhe flasin gjuhėn Burrushaski. Paralel me kėtė fakt janė edhe gjetjet e mumjeve 3800 vjeēare nė pjesėn mė tė largėt perendimore tė Kinės pėrgjatė Rrugės sė Mėndafshit dhe qė gjenetikisht dhe sipas veshjeve ėshtė provuar tė jenė me origjinė Europiane. Mendohet se mumjet iu pėrkasin popullit Tokarjan (Tokė-are-janė – shėnimi im), gjuha Indo-Europiane e tė cilit mendohet e zhdukur tashmė por me disa shkrime tė ruajtura nė njė shkrim tė lashtė Indian.

Disa gjuhėtarė mendojnė se gjuha prindėrore nga e cila ka lindur njė familje gjuhėsh duhet tė rindėrtohet me synimin qė tė shprehė njė lidhje gjenetike midis familjeve. Megjithatė, metodat e deritanishme gjuhėsore nuk kanė arritur tė japin njė pemė tė vetme pėr tė gjitha gjuhėt e botės. Gjuha ėshtė njė krijim njerėzor qė mbėshtetet edhe nė kulturė edhe nė biologji, sepse ajo ėshtė pėrfundim i pėrzgjedhjes natyrore qė ndikoi mbi ndėrtimin (anatominė) dhe punėn e sistemeve tė brendshme (fiziologjinė) tė trupit tė njeriut. Pra, ndėrsa vetė gjuha ėshtė njė krijim kulturor, ajo nė tė njėjtėn kohė kėrkon themele tė sakta trupndėrtuese dhe nervore. Prandaj edhe njerėzit ndryshojnė prej kafshėve pikėrisht prej kulturės sė tyre tė pasur dhe tė regjistruar. Kultura, ose e thėnė ndryshe aftėsia pėr tė mėsuar nga pėrvoja e tė tjerėve, ėshtė njė ndodhi e veēantė e natyrės njerėzore qė pėrcaktohet nga shkalla e njohurisė. Prandaj tejēimi i kulturės kalon nėpėr dy hapa tė nevojshėm: sė pari ajo duhet tė bėhet e njohur qė mėpastaj tė pranohet. Nė kėtė mėnyrė Romakėt ndėrtuan tė parėn kulturė politikisht tė bashkuar, ndonėse ajo mė vonė ajo u shkel nga pushtuesit barbarė qė vinin nga Lindja.

Krahasimi i familjeve gjuhėsore nė botė me pemėn gjenetike botėrore tregoi se ato pėrputhen shumė mirė. Madje familjet gjuhėsore tė ndėrlidhura shpesh drejtohen tek njė bazė e pėrbashkėt gjenetike dhe popullore. Kjo shihet nė Figurėn 1 (e ruajtur si nė origjinalin Anglisht), e cila pėrmban 38 popullata dhe 16 familje tė mėdha gjuhėsore. Menjėherė vėrehet se popullatat fqinje nė pemėn gjenetike zakonisht flasin gjuhė tė sė njėjtės familje. Ky fakt ndihmon qė tė nxirret nėpėmjet pemės gjenetike data e pėrafėrt e origjinės sė njė familje gjuhėsore. Kėshtu, shumica e familjeve gjuhėsore duken se janė zhvilluar 6000-25000 vjet mė parė. Popullatat e pėrzjera gjenetikisht priren tė ruajnė vetėm njė nga dy gjuhėt origjinale dhe, ndonėse ka huazime fjalėsh nga gjuha tjetėr, ato qė ruhen janė format, qėllimet dhe renditjet e fjalėve tek shprehjet dhe fjalitė (gramatika).

Ngjashmėria ndėrmjet zhvillimit biologjik dhe atij gjuhėsor qėndron nė faktin se ato pasqyrojnė tė njėjtėn histori tė popullatave qė ndahen apo zhvillohen nė mėnyrė tė pavarur. Gjenet ndikojnė nė njėfarė mėnyre tek aftėsa pėr tė folur njė gjuhė tjetėr, por nga ana tjetėr largėsia gjuhėsore e zvogėlon mundėsinė e shkėmbimeve gjenetike ndėrmjet popullatave tė tilla. Zhvillimi gjuhėsor ėshtė njė lloj i veēantė i zhvillimit kulturor, ku shpejtėsia e mundshme pėr njė gjuhė tė ndryshojė ėshtė shumė herė mė e madhe se ajo pėr njė gjen. Shembull pėr kėtė ėshtė ndikimi qė sjellin dyndjet dhe pėrzjerjet e mėdha tė popujve. Bie fjala, gjuha Hungareze ėshtė e rrethuar nga gjuhė Indo-Europiane, ndėrkohė qė ajo ėshtė gjuhe Uralike. Arėsyeja pėr kėtė ėshtė dyndja nė fund tė shekullit IX e Magjarėve Uralikė dhe mbretėrimi i mėpastajshėm i tyre nė Hungarinė e sotme. Por meqenėse ato pėrbėnin atėhere 30% tė popullatės, tani rreth 10% e gjeneve nė Hungari ngjason me gjenet Uralikė.

Shembujt e zėvėndėsimit tė gjuhės nuk janė tė kufizuara vetėm nė Europė, historia e shkruar e sė cilės ėshtė mjaft e hershme. Kėshtu bie fjala, pushtimet Arjane (Arė-janė - shėnimi im) 4000 vjet mė parė tė Persisė, Pakistanit dhe Indisė pėrcollėn gjuhėt Indo-Europiane nė hapėsirat ku fliteshin gjuhėt e familjes Dravidian. Suksesi dhe mizoria e luftės sė Arjanėve ndaj vendasve nė Indi ėshtė treguar e gjallė nė epikėn e madhe historike tė Indisė tė quajtur Mahabharata, origjinali i sė cilės qe shkruajtur nė Sanskrit. Zėvėndėsimi tėrėsor i njė gjuhe me njė tjetėr ndodh mė me lehtėsi nė prani tė shtypjes poltike tė organizatave tė forta tė tė sapoardhurve, siē ėshtė rasti me Amerikat. Megjithatė, ka raste qė gjuhė tė veēanta tė folura nė vendė fqinje mund tė mbesin pothuaj tė pandikuara pėr mijra vjet edhe sikur gjenet e fqinjėve tė tyre pėsojnė ndryshime tė pjesėshme ose madhore.

Familja Indo-Europiane e gjuhės ėshtė mė e studiuara, ndonėse pėrpjekjet pėr tė caktuar vendodhjen fillestare tė saj kanė ēuar nė pėrfundime mjaft tė ndryshme. Shkencėtarėt arrijnė nė pėrfundimin se pėrhapja e gjuhėve Indo-Europiane pėrputhet me fillimin e pėrhapjes sė bujqėsisė 9’500-10’000 vjet mė parė. Duke u nisur nga metoda dhe nė kohė tė ndryshme, shkencėtarėt arritėn nė tė njėjtėn pemė tė tė 63 gjuhėve Indo-Europiane, e cila paraqitet nė Figurėn 2 ku boshti i poshtėm tregon vitet. Nė mėnyrė tė qartė shihet se gjuha Shqipe ėshtė mė e vjetra dhe i pėrket kohės sė fillimit tė pėrhapjes sė bujqėsisė. (Sqarohet lexuesi se ar-bėrės = ar-banas = arbėresh ėshtė emri i vėrtetė i bujqėve qė diskutohen nga shkencėtarėt joshqiptarė. Rrjedhimisht dhe lehtėsisht kuptohet se ēfar gjuhe kanė folur ato bujq tė stėrlashtė dhe ato para e pas tyre. – shėnimi im).

Figura 2 edhe njė herė ripohon lidhjen qė egziston ndėrmjet biologjisė dhe gjuhėsisė. Biles Ēarls Darvini nė librin e tij Origjina e Llojeve pat shprehur nė mėnyrė tė kthjellėt se nė qoftė se dihej pema biologjike e prejardhjes sė grupeve njerėzore, atėhere mund tė nxirrej pema pėrkatėse gjuhėsore. Njė pėrpjekje e tillė nuk u bė deri nė vitin 1988, kur Prof. Luigji dhe shkencėtarė tė tjerė vėrtetuan lidhjen qė egziston ndėrmjet gjeneve, popujve dhe gjuhėve vetėm pasi ato ndėrlidhėn tė dhėnat botėrore tė grumbulluara nė gjenetikė, arkeologji dhe gjuhėsi. Pikėrisht mozaiku gjenetiko-gjuhėsor i zbuluar shpreh qartė shkėmbimet dhe pasojat e zgjerimeve tė shumta qė kanė ndodhur nė historinė njerėzore.

Edhe pse huazimi i fjalėve tė huaja egziston, sidomos nga fqinjėt, studimet dhe pemėt gjuhėsore tregojnė se njė gjuhė ndryshon nė njė mėnyrė tė pavarur nga ndryshimet qė ndodhin nė gjuhėt e tjera. Ndryshueshmėria nė njė gjuhė vėrehet sė pari nė ndryshueshmėrinė tingėllore dhe pohimi mė i mirė pėr kėtė ėshtė fakti qė nė ēdo vend Europian, por edhe nė SHBA, egzistojnė dallime nė mėnyrat e shqiptimit dhe theksimit tė fjalėve (dialektet) midis Veriu dhe Jugut, Perėndimit dhe Lindjes. Ndryshueshmėria vėrehet gjithashtu edhe nė pasurinė apo mungesėn e tingujve si dhe nė egzistencėn e fjalėve tė njėjta po me kuptime tė ndryshme. Studimet shkencore nė lidhje me dialektet treguan se nuk ka dy fjalė dialektore qė t’i kenė kufinjtė e shtrirjes tė njėjtė. Shkencėtarėt e shohin zhvillimin gjuhėsor si njė shembull tė zhvillimit kulturor, prandaj ndonėse studimi i zhvillimit gjuhėsor filloi nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, pėr to ka akoma shumė punė studimore pėr t’u bėrė nė kėtė drejtim.

Pėrgatiti Saimir Lolja
Nėn-Prof. Dr. PEng.
Gazeta Shekulli/Illyria 20_21-05-2004


Figura 1.


Figura 2.
​ 0 | ​0 | Partager
Commenter

Plus d'informationsN'oublie pas que les propos injurieux, racistes, etc. sont interdits par les conditions générales d'utilisation de Skyrock et que tu peux źtre identifié par ton adresse internet (54.226.5.29) si quelqu'un porte plainte.

Connecte-toi

ou poster avec :

#Posté le jeudi 26 aoūt 2004 16:44

Modifié le vendredi 10 septembre 2004 09:41

  • Précédent
  • 1 ...
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • Suivant

Skyrock.com
Découvrir
  • Skyrock

    • Annonceurs
    • Jobs
    • Contact
    • Sources
    • Poster sur mon blog
    • Développeurs
  • Infos

    • Sécurité
    • Conditions
    • Aide
    • Signaler un abus
    • En chiffres
  • Mobile

    • Ton mobile
    • iPhone
    • Android
    • BlackBerry
    • Samsung Wave
    • Windows Phone
  • Pays

    • International (english)
    • France
    • Canada (franēais)
    • Belgique (franēais)
    • Maroc (franēais)
  • Autres sites

    • Skyrock.fm
    • Tito Street
    • Tasanté
    • kwest
    • Zipalo
    • oMIXo
  • Blogs

    • L'équipe Skyrock
    • Honneurs
    • Newsmusic
    • Thčmes